Foto: VCG
Rezervuarët do të vazhdojnë të plotësojnë furnizimin me ujë në pjesën e lumit Yangtze të prekur nga thatësira për të siguruar ujitjen e të mbjellave dhe furnizimin me ujë urban, njofton “Xinhua”.
Parashikohet që pellgu i lumit Yangtze do të ketë ende mungesë reshjesh në mes dhe në fund të shtatorit, kështu që prurja e ujit në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Yangtze, liqenit Dongting dhe liqenit Poyang do të vazhdojë të jetë i ulët, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore.
Rezervuarët në rrjedhën e sipërme dhe të mesme të lumit më të gjatë të Kinës, sistemi ujor i liqenit Dongting dhe sistemi ujor i liqenit Poyang do të shkarkojnë ujin në rrjedhën e poshtme.
Ministria formuloi një skemë për lehtësimin e thatësirës së bashku me Komisionin e Burimeve Ujore Changjiang dhe autoritetet lokale të burimeve ujore të Jiangsu, Anhui, Jiangxi, Hubei dhe Hunan.
Që nga korriku, shumica e zonave të pellgut të lumit Yangtze kanë përjetuar temperatura të larta dhe ka pasur 45 për qind më pak reshje se mesatarja e viteve të fundit. (Fatosi)