Kryediplomati: Marrëdhëniet kino-japoneze duhet të zhvillohen në rrugën e duhur
2022-09-13 13:17:17

Foto: VCG

Kina dhe Japonia duhet të rishikojnë synimin fillestar të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të mësojnë nga përvoja historike dhe të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, tha të hënën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Gjatë ceremonisë së hapjes së seminarit për 50-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Japonisë, Wang tha se të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësinë historike për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për t'i ngritur lidhjet dypalëshe në një nivel më të lartë, duke hapur terren të ri për marrëdhëniet e reja kino-japoneze, duke synuar të sjellin përfitime për të dy popujt dhe duke kontribuuar më shumë për paqen botërore.

Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi propozoi gjatë një videofjalimi që të dy vendet të angazhohen së bashku për të krijuar marrëdhënie dypalëshe konstruktive e të qëndrueshme.