Prodhimi i qumështit në Kinë u rrit me 7 për qind në vitin 2021
2022-09-12 11:17:33

Foto:VCG

Prodhimi i qumështit në Kinë pati rritje në vitin 2021, i nxitur nga rimëkëmbja e qëndrueshme e kërkesës, sipas një raporti të industrisë, njofton “Xinhua”.

Prodhimi i qumështit arriti në 37.78 milionë tonë vitin e kaluar, 7 për qind më shumë nga viti në vit, thuhet në raportin e publikuar në një konferencë dhe ekspozitë të mbajtur në Jinan, provinca Shandong.

Përqindja e mbarështimit në shkallë të gjerë arriti në 70 për qind, me 2.8 pikë përqindjeje më shumë se një vit më parë.

Prodhimi i qumështit i Kinës ka ruajtur një rritje të fuqishme në gjysmën e parë të vitit, me 8.4 për qind nga viti në vit, sipas raportit. (Fatosi)