Sulmi kibernetik, rikthehet sistemi TIMS në pikat kufitare të Shqipërisë
2022-09-12 10:02:31

Foto: VCG

Sistemi TIMS është rikthyer në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë mëngjesin e të dielës, pas më shumë se 24 orë bllokim si pasojë e sulmit kibernetik të Iranit, njofton “RTSH”.

Lajmi u njoftua nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se nuk është regjistruar asnjë zhdukje apo rrjedhje serioze të dhënash si pasojë e këtij sulmi.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, agresori nuk ia arriti qëllimit dhe theksoi se sistemet shqiptare rezistuan më së miri.

Rama bëri përgjegjës Iranin për sulmin. Ai tha se është e njëjta dorë që sulmoi shërbimet publike online të Shqipërisë në muajin korrik.

Për shkak të kërcënimit të sigurisë së vendit nga sulmi kibernetik, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane Nasser Kanaani e konsideron ngjarjen një komplot, pasi sipas tij vendosja e sanksioneve në mënyrë të menjëhershme tregojnë qartë se truri i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por administrata amerikane.  (Fatosi)