“Mural art” në Tiranë
2022-09-12 11:26:19

Foto: Visittirana

Në Tiranë po zhvillohet workshop-i treditor ndërkombëtar “Mural Art”. Ai organizohet nga Kongresi Rinor Shqiptar, në kuadër të marrjes së titullit të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

“Mural Art zhvillohet në të njëjtën kohë me Mural Fest, një traditë e konsoliduar prej disa vitesh me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës”,- tha Henril Cule, drejtor i Dekor Tirana.

Duke organizuar këtë aktivitet Kongresi Rinor Shqiptar ka për synim përfshirjen e të rinjve për të përcjell mesazhe pozitive.

“Muralet përveç faktit që bëjnë pjesë në artin pamor dhe tërheqin vëmendjen e njerëzve, janë edhe mundësi apo hapësirë gjithëpërfshirëse sepse çdo kush mund të shohë dhe çdokush mund të marrë mesazh. Përveç mësimit që do marrin nga workshop-i dhe ekperiencës, të rinjtë do të kenë mundësi t’i shohin muralet të afishuara në zona të ndryshme të qytetit”,- tha Dafina Peci, drejtoreshë e Kongresit Rinor Kombëtar.

Në Tiranë ka rreth 60 murale që janë të shpërndara të zona të ndryshme të kryeqytetit. Të tjera pritet të shtohen në të ardhmen. (Fatosi)