Thomas Bach i dërgon CMG-së urime për festën e Mesvjeshtës
2022-09-11 16:45:37

Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, i   dërgoi të enjten Grupit Mediatik të Kinës (CMG) urimet e tij për Festën e Mesvjeshtës. “Ju falënderoj për kekët e shijshëm të Hënës që më dërguat me dashamirësi. Vlerësoj shumë sjelljen tuaj të kujdesshme”, shkroi Bach në letrën e tij për kryetarin e CMG-së, Shen Haixiong.

“Ndërsa populli kinez po përgatitet për të kremtuar festën e Mesvjeshtës, ju uroj juve dhe familjes tuaj lumturi dhe prosperitet. Në këtë kohë të korrjes në mes të vjeshtës, më lejoni t’ju falënderoj ju dhe të gjithëve në CMG për angazhimin dhe mbështejen për lëvizjen olimpike. Ju uroj të kaloni një festë të lumtur”.

Letra e Bach-t është një përgjigje ndaj urimeve të mëparshme nga kryetari Shen për Festën e Mesvjeshtës. Shen tha se CMG-ja do të eksplorojë më shumë teknologji krijuese në krijimin e programeve, konceptimin e transmetimit dhe komunikimit, për të shfaqur më mirë bukurinë e Olimpiadës dhe të sporteve, duke dhënë një kontribut më të madh në zhvillimin e Lëvizjes Olimpike dhe për të çuar frymën olimpike në nivel më të lartë.

CMG-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Shërbimet e Transmetimit Olimpik (OBS) për të ofruar transmetimin ndërkombëtar për garat e gjimnastikës, pingpongut, badmintonit dhe ngjitjes sportive në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Në prill, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar përgëzoi CMG-në për kontributin e saj në transmetimin e suksesshëm të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. (Li Huailiang/Laçi)