Simboli i ri i Festës tradicionale kineze të Mesvjeshtës 
2022-09-10 23:36:19

Festa e Mesvjeshtës, që kremtohet më 15 gusht sipas kalendarit hënor kinez, ndërsa sivjet bie më 10 shtator sipas kalendarit ndërkombëtar, është një festë e bashkimit të familjeve kineze. "Malli për shtëpinë shtohet çdo festë" është një poezi e preferuar për afro 1300 vjet, që përdoret shpesh për përshkrimin e mallit të njerëzve që ndodhen larg vendlinjes. "Keku i hënës" është ushqimi tradicional për këtë festë, që simbolizon bashkimin familjar dhe mbart mallin e shumë kinezëve për vendlindjen e tyre.