Xi, fati i çdo familjeje lidhet ngushtë me atë të vendit dhe të kombit
2022-09-10 19:26:29


Foto: VCG

Dhjetë shtatori i sivjetshëm shënon festën e Mesvjeshtës, një ndër më tradicionalet në Kinë, e cila simbolizon bashkimin familjar. 

Sipas presidentit kinez Xi Jinping, fati i çdo familjeje lidhet ngushtë me atë të vendit dhe të kombit. “Vendi dhe kombi mund të bëhet i mirë vetëm kur çdo familje bëhet e mirë. Vendi i begatë, ringjallja e kombit dhe lumturia e popullit duhet të reflektohen më në fund në lumturinë e mijëra familjeve dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të jetës të popullit. Njëkohësht duhet të kuptojmë se një vend i mirë dhe komb i mirë është bazë e një familjeje të mirë.” Kështu tha presidenti kinez.

Xi vuri në dukje se pavarësisht se sa shumë ndryshojnë kohët dhe mënyra e jetesës, duhet t’i kushtohet rëndësi ndërtimit të familjes. Brezi i ri duhet të rritet në mënyrë të shëndetshme, ndërsa të moshuarit mund të kenë një jetë më të mirë. Familjet e mira janë një bazë e rëndësishme për zhvillimin e vendit, përparimin kombëtar dhe harmoninë shoqërore.

“Çdo familje duhe t’i kushtojë rëndësi arsimit, duke përshirë njohuritë dhe moralin. Prindërit duhet të sillen vetë mirë, duke u dhënë fëmijëve një shembull të tillë. Duhet të përhapen në mënyrë më aktive virtytet tradicionale të kombit kinez, duke përfshirë respektin ndaj të moshuarve dhe kujdesin për fëmijët, barazinë gjinore, harmoninë e çifteve, kursimin, miqësinë me fqinjët, etj.”

Presidenti kinez u parashtroi kërkesa kuadrove drejtues të të gjitha niveleve, veçanërisht për ndërtimin e stilit familjar: “Nuk mund të ketë familje të lumtura pa një vend të begatë. Dhe njëkohësisht, asnjë vend nuk mund të përparojë pa mijëra familje të lumtura”. (Li Huailiang/Laçi)