MIE nxjerr planin e masave për kursimin e energjisë elektrike
2022-09-10 16:36:51

Qeveria shqiptare parashikon një plan masash për energjinë elektrike, për të mbajtur të pandryshuar çmimin për familjarët deri në fashën 800 Kwh si dhe ngritjen e një task force për evidentimin e vjedhjes së energjisë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në faqen zyrtare në “Facebook”, 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 KwH dhe vetëm 4% përbëjnë 19% të volumit të konsumit mujor.

Me vendosjen e fashës 800 KwH parashikohen 100 milionë euro të ardhura shtesë gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023. Po ashtu pritet kursim me 2.5%. 

Në të gjithë vendin do të nisë një fushatë ndërgjegjësuese për kursim të energjisë, që parashikon masa informuese për abonentët familjarë mbi nevojën e kursimit dhe rritjes së eficencës së energjisë, masa detyruese për uljen e konsumit nga institucionet shtetërore, masa mbështetëse konkrete për uljen e konsumit nga familjarët. 

Gjithashtu, do të ketë një fushatë sensibilizuese nëpër shkolla. (Irma)