Kryediplomati kinez uron homologun e vet të ri britanik
2022-09-10 16:18:50


 

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi ditët e fundit një mesazh James Cleverly-t, duke e uruar për marrjen e detyrës si ministri i ri i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. 

Në mesazhin e urimit, kryediplomati kinez vuri në dukje se Kina dhe Mbretëria e Bashkuar janë vende anëtarë të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai shprehu shpresën se të dy palët, mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe përfitimeve të përbashkëta, do të forcojnë komunikimin e bashkëpunimin, do të trajtojnë siç duhet mosmarrëveshjet dhe do të nxitin së bashku zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-britanike. (Li Huailiang/Artan)