Ministri Çuçi: Shqipëria, mbrojtje të shtuar digjitale për sulmet kibernetike
2022-09-10 18:43:43

Ministri i Brendshem Bledi Cuci (Foto Facebook Ministria e Brendshme)

Ministri i Brendshem Bledi Cuci (Foto Facebook Ministria e Brendshme)

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se, pas sulmeve kibernetike, Shqipëria tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

Në një intervistë televizive, video e publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”, ministri Çuçi tha se me ekspertët më të mirë në botë janë bërë hetime dhe u zbulua se 4 skuadra u kontaktuan për të sulmuar në të njëjtën kohë faqet qeveritare shqiptare, për të bërë një bllokim total të funksionimit të e-qeverisjes.

Ministri Çuçi tha se autoritetet janë në alert pas këtij sulmi dhe shtoi se janë përforcuar shumë edhe filtrat mbrojtës të platformës digjitale shtetërore.

Ai theksoi se ky ishte një sulm ndaj sovranitetit të Shqipërisë. (Irma)