Veliaj: Fryma e bashkimit të të rinjve në rajon, shembull për të gjithë
2022-09-10 18:46:42

Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj (Foto Atsh)

Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj (Foto Atsh)


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte pjesë e Forumit Rajonal për Bizneset Sociale (RISE), një takim i organizuar me të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Veliaj tha se bashkëpunimi dhe fryma e bashkimit të të rinjve në rajon duhet të jetë shembull për të gjithë, raporton “ATSH”.

“Fqinjët janë shumë të rëndësishëm, ndaj mos i merrni për të mirëqenë. Miqësia është si një tullë në një mur shumë të madh, të cilin ne po mundohemi ta ndërtojmë në Ballkan. Komunikimi mes të rinjve dhe shkëmbimi i ideve mes tyre është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të krijuar start up-e, si një potencial për të ngritur më shumë biznese që menaxhohen nga të rinjtë”,- tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se me punë dhe organizim të mirë çdo kryeqytet i Ballkanit mund të përparojë dhe të bëhet pikë referimi i Rajonit. (Irma)