Sezoni turistik në Shqipëri dhe impakti në ekonomi
2022-09-09 10:24:16

Ndryshe nga vitet e kaluara në Shqipëri ka pasur një rritje të turistëve të huaj, kryesisht për turizmin bregdetar, të eventeve dhe atë mjekësor. Për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i ekonomisë Ersuin Shehu flet rreth impaktit dhe prurjeve në ekonominë shqiptare nga turistët e huaj.

Eksperti Ersuin Shehu (Foto CMG)

Eksperti Ersuin Shehu (Foto CMG)

CMG: Si ishte ky sezon pas dy viteve pandemike dhe të vështira për ekonominë e shqiptare ?

Ersuin Shehu: Po te shohësh shifrat ka qenë një sezon maft pozitiv deri në fund të korrikut, që është periudha e llogaritjes në statistikat zyratre të Instat, sepse kemi pasur afërisht 4 milionë turistë. Krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje rreth 30%, madje jemi në nivele më larta se viti 2019. Ky vit ishte i rikthimit të plotë në normalitet për sezonin veror dhe shfrat kanë qenë pozitive jo vetëm për vizitat e të huajvë në Shqipëri, por dhe për turizmin e daljes së shqiptarëve jshtë vendit.

Ky rikthim ka sjellë dhe trendet e mëparshme që u frenuan nga pandemia. Po t’i referohemi shfrytëzimt të kapaciteteve akomoduese kishim rritje te netë-qëndrimit në 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra po t’i referohemi shifrave ky sezon turistik ka qenë mjaft pozitiv.

Turizmi i eventeve (Foto exit.al)

Turizmi i eventeve (Foto exit.al)

CMG: Cili lloj turizimi ka qenë më i frekuentuar?

Ersuin Shehu: Për sezonin veror turizmi i bregdetit mbetet dominues. Kemi një tendencë vitet e fundit të një shtrirjeje më të gjerë të sezonit turistik përtej periudhës klasike korrik- gusht. Ajo që po ndodh vitet e fundit është se ka një zgjatje të sezonit, i cili  fillon herët dhe mbaron vonë dhe sa më shumjë zgjatet shton dhe qëllimet e turistëve për atë çka e vizitojnë Shqipërinë. Ka turizëm edhe për qëllime të tjera si ai mjekësor, por Shqipëria është e vizituar gjatë gjithë vitit për qëllime të tjera. Turistët kosovarë përmbëjnë numrin më të madh të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, por kemi dhe vizitorë nga vendet e tjera.

Turizmi kulturor (Foto Buletini ekonomik)

Turizmi kulturor (Foto Buletini ekonomik)

CMG: Gjatë këtij sezoni ka pasur interes për turizmin e eventeve dhe atë mjeksor, a kanë sjell të ardhura në ekonomi?

Ersuin Shehu: Kur flasim për sezon turistik normalisht përveç promovimit të Shqipërisë efekti më i rëndësishëm është ai që lidhet me prurjet nga turistët e huaj. Për të folur për prurjet nga turizmi mund të jetë herët, por megjithatë mund të bëhen disa përllogaritje. Indikator kryesor është kursi i këmbimit që në këtë sezon arriti nivelet më të ulta. Kjo ulje nënkupton në thelb një rritje të ofertës, ndërsa nga ana tjetër tregon që kemi pasur prurje të mëdha valutore. Faktori kryesor që ndikon gjatë sezonit veror është kryesisht turizmi dhe që euro ka nivel kaq të ulta tregon se kemi pasur prurje të mira. Tremujori i tretë i vitit regjistroi të ardhura sepse kemi rritje të turistëve dhe të kërkesës për shërbime dhe kjo konsiston në rritje të ekonomisë. Këtë vit turizmi i eventeve ka sjellë shumë të ardhura, si finalja e Ligës së Konferencës, Festivali Sunny hill etj, që të gjitha nga pak po formësojnë turizmin e eventeve. Ndërsa lidhur më turizmin mjekësor Shqipëria ofron shumë shërbime me kosto të ulët dhe ka shumë turistë që vijnë, jo vetëm emigrantët. Këto janë të gjithë elementë ku mund të kemi avantazhe konkuruese dhe mund të krijojmë një traditë përsa i përket llojeve të turizmit.

Turizmi në bregdet (Foto monitor.al)

Turizmi në bregdet (Foto monitor.al)

CMG: Cilët sektorë janë zhvilluar më tepër dhe kanë pasur më tepër të ardhura?

Ersuin Shehu: Janë sektorët që janë të lidhur direkt me turizmin sidomos në zonat bregdetare, hotelet, restorantet dhe tregtia me pakicë. Ky ka qenë një vit pak i veçantë, sepse edhe ekonomia shqiptare ëshët përballur me rritje të çmimeve dhe sigurisht në disa segmente kjo mund të ketë sjellë dhe një rënie të konsumit privat. Po t’i referohemi shifrave të importeve ka një ngadalësim pas gjysmës së dytë të këtij viti, çka tregon se rritja e çmimeve po fillon të reflektohet në një konsum pak më të ngadalësuar, por sezoni turistik shoqërohet me të ardhura të shtuara. Rritja e çmimeve ka ngjallur mjaft debate në strukturat akomoduese. Turistët e kanë zgjedhur Shqipërinë, por duhet të kemi parsysh që fenomenet janë globale. Shqipëria ka avantazhe konkururese me vendet e tjera.

CMG: Sipas statistikave hyrje-daljet e udhëtarëve kanë qenë thuajse në të njëjtat nivele, si ka ndikuar kjo në ekonominë e vendit?

Ersuin Shehu: Nuk kemi pasur vetëm hyrje të shtetasve të huaj në Shqipëri, por edhe dalje të shqiptarëve jashtë vendit. Nëse flasim në terma neto kuptohet që efekti direkt i turizmit është diferenca e atyre të ardhurave që hyjnë dhe që dalin. Numri i hyrje- daljeve dhe vizitave është vetëm një indikator, sepse të ardhurat që shpenzojnë të huajt në Shqipëri janë më të larta se ato që shpenzojnë shqiptarët jashtë vendit. Shqipëria ka një bilanc rritës të të ardhurave nga turizmi, çka tregon se niveli i të ardhurave nga turistët e huaj ëshët më i lartë se shpenzimet e shqipëtarëve jashtë vendit. Këto janë tendenca normale dhe është e kuptueshme që me zhvillimin ekonomik-shoqëror bën që të lëvizin, por turizmi vazhdon të ketë shifra pozitive sa i përket prurjeve në ekonominë shqiptare.