Xi Jinping-u uron Kim Jong Un-in për 74-vjetorin e themelimit të RPDK-së
2022-09-09 12:41:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Punëtorëve të Koresë Kim Jong Un për ta uruar për 74-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë.

 Xi Jinping-u u shpreh se gjatë 74 vjetëve, populli koreanoverior ka pasur suksese të mëdha në ndërtimin e socializmit. Vitet e fundit, mbi bazën e politikës së përcaktuar në Kongresin e 8-t të Partisë së Punëtorëve të Koresë, populli koreanoverior ka arritur pandërprerë rezultate të reja në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës, duke mposhtur epideminë e COVID-19.

 Kreu i shtetit i Kinës theksoi më tej se pala kineze dëshiron të ruajë shkëmbimet strategjike dhe të forcojë bashkëpunimin me palën koreanoveriore, për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke u sjellë të dy vendeve e popujve përfitime e duke dhënë kontribut për paqen e stabilitetin rajonal e botëror. (Fani)