Ndihma kineze arrin në Karaçi të Pakistanit
2022-09-08 14:44:39

Që nga mesi i qershorit, përmbytjet e rënda në Pakistan kanë vrarë mbi 1 300 veta, ndërsa mijëra të tjerë kanë nevojë urgjente për ndihmë. Avioni i parë transportues kinez mbërriti në Karaçi më 30 gusht dhe ndihma humanitare u shpërnda në zonat e prekura nga fatkeqësia. Gazetari i posaçëm i CGTN-it regjistroi shpërndarjen e tendave në një nga zonat më të goditura në provincën Sindh, dhe intervistoi një koordinator vendas të shpërndarjes së ndihmës, si edhe banorë. Banorët thanë se nuk ka mbetur asgjë nga shtëpitë dhe pronat e tyre, duke përfshirë të korrat dhe bagëtinë. Koordinatori i shpërndarjes përshkroi fatkeqësinë në zonën e tyre. (Fani/Artan)