Kompanitë globale vërejnë rritjen afatgjatë të Kinës, pavarësisht sfidave aktuale
2022-09-08 14:55:37

Tregtia e shërbimeve të Kinës ka ruajtur një rritje të shpejtë që nga viti 2012, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 6.1 për qind, rreth 3.1 pikë përqindjeje më e lartë se norma e rritjes globale. Kompanitë shumëkombëshe janë të përkushtuara ndaj rritjes afatgjatë të tregut të Kinës dhe e kanë përqafuar këtë treg. Një ndër tyre është edhe kompania arabe “Ajlan & Bros Holding Group”, që operon në Kinë prej rreth 20 vjetësh.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Kompanitë shumëkombëshe janë të përkushtuara ndaj rritjes afatgjatë të tregut të Kinës pasi mbi 500 firma morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) 2022 në Pekin, duke shfaqur produktet e tyre unike, nga specialitetet lokale deri te zgjidhjet më të avancuara të teknologjisë metaverse.

Me një stendë që mbulon 120 kilometra katrorë, “Ajlan & Bros Holding Group” (ABHG), një konglomerat me bazë në Arabinë Saudite, debutoi në Qendrën Kombëtare të Konventave të Kinës, një nga vendet e ekspozitës për panairin. Grupi është gjithashtu ekspozuesi i parë i kompanive private nga Arabia Saudite.

“Kjo tregon përkushtimin tonë afatgjatë ndaj tregut të Kinës. Ne kemi qenë në Kinë për më shumë se 20 vjet, duke kontribuar në ekonominë dhe punësimin vendas. Aktualisht jemi kompania më e madhe private saudite në Kinë”,- tha Mohammed Abdulaziz Al Ajlan, zv.president i “ABHG” dhe kryetar i Këshillit të Biznesit Saudi-Kinë.

“Ajlan & Bros” themeluan një ndërmarrje të zinxhirit të furnizimit me tekstile dhe veshje në provincën Shandong që i kthen lëndët e para në produkte të gatshme.

Me një sipërfaqe totale prej mbi 170.000 metrash katrorë dhe me një staf prej mbi 4000 punonjësish, ndërmarrja eksporton produkte në 11 vende dhe rajone me një qarkullim prej mbi 100 milionë dollarë në vitin 2020, duke e bërë atë eksportuesin kryesor në qytetin Zaozhuang të Shandong, sipas kompanisë.

“Ajlan & Bros” filloi të diversifikojë biznesin në Kinë disa vite më parë, jo vetëm duke shitur produkte, por duke bashkëpunuar me kompani kineze për t'i ndihmuar ata të zgjerojnë biznesin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA).

Në fillim të këtij viti, kompania bashkëpunoi me gjigantin kinez të logjistikës “Shunfeng Express” për të nisur shërbimin në Arabinë Saudite dhe prezantuan përparimet më të fundit teknologjike në sektorin e logjistikës në Arabinë Saudite.

Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar me sukses me “Tencent Games” dhe “Chifeng Gold” për projekte të ndryshme.

Tregtia e shërbimeve të Kinës ka ruajtur një rritje të shpejtë që nga viti 2012, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 6.1 për qind, rreth 3.1 pikë përqindjeje më e lartë se norma e rritjes globale, tha Wang Dongtang, drejtor i përgjithshëm i departamentit të tregtisë së shërbimeve dhe shërbimeve tregtare në Ministrinë e Tregtisë.

Renditja globale e tregtisë së shërbimeve të Kinës është rritur gjithashtu ndër viteve, nga vendi i tretë në të dytin. Në fakt, deri në fund të vitit 2021, Kina kishte mbajtur renditjen e tij të dytë për tetë vjet rresht, tha Wang.

Mundësuar nga hapja e vazhdueshme, rimëkëmbja e qëndrueshme e sektorit të shërbimeve dhe digjitalizimi në tregtinë e shërbimeve, importi dhe eksporti i shërbimeve të Kinës u rrit me 2.89 trilionë juanë (419 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të vitit 2022, një rritje prej 21.6 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë të publikuara në gusht.

“Tregu kinez është shumë i rëndësishëm për “Epson” dhe do të vazhdojë të bëhet më i rëndësishëm. Për shkak të kësaj, ne do të vazhdojmë të rrisim investimet në tregun kinez. Kjo nuk është një politikë e “Epson China”, por një politikë e përgjithshme e “Epson Group””,- tha Fukaishi Akihiro, president i “Epson China Co., Ltd”.

 

“Epson China”, e cila mori pjesë në CIFTIS për herë të dytë, solli zgjidhjet e saj më të fundit të teknologjisë në fushën e shërbimeve digjitale, duke përfshirë një model bujqësor inteligjent të bazuar te robotët dhe printimet e zyrave me karbon të ulët.

Roboti i “Epson” mund të rrisë efikasitetin e përzgjedhjes dhe mbjelljes së fidanëve në bujqësi. Në demonstrim, roboti mbante disa fidanë njëherësh dhe i renditi fidanët e shëndetshëm pasi i skanoi para një makinerie klasifikimi. Kompania tashmë ka partneritet me kompanitë lokale në provincën Hainan dhe Fujian, për të provuar modelin për aplikim të mundshëm komercial.

Akihiro pranoi se kompania nuk pret një performancë në rritje këtë vit duke pasur parasysh se ekonomia e Kinës është përballur me presion të konsiderueshëm në rënie mes pandemisë së vazhdueshme Covid-19. Gjithsesi, sipas tij, “Epson” ka ndërmarrë veprime që nga pandemia për të ofruar produkte më të përshtatshme për kërkesat e larta të punës ose shkollimit në shtëpi.

“Ne duhet të shikojmë më shumë nga e ardhmja dhe duhet të furnizojmë me burime sektorët më potencialë, si robotika, pasi fusha të tilla si automjetet elektronike, energjia e rinovueshme dhe bateritë diellore mund të kenë nevojë për automatizim nëpërmjet robotikës”,- tha ai.

Duke pranuar industritë miqësore me mjedisin dhe inovacionin digjital gradualisht ato do të bëhen forca e re nxitëse për zhvillimin e Kinës në pesë vitet e ardhshme, tha Akihiro, duke shtuar se “Epson China” jo vetëm që do të ofrojë produkte më efikase në energji dhe miqësore me mjedisin, por gjithashtu do të rrisë bashkëpunimin me homologët kinezë për të arritur përparësi të fitojë zhvillimin.

Sipas tij, duhet marrë seriozisht tani e tutje fakti se duhet kapur mundësia për të pasur zhvillim të mëtejshëm në Kinë.

“Ajlan & Bros” ranë dakord se Kina është ende një treg i mrekullueshëm për të investuar në afat të gjatë. “Megjithëse ka pasur paqëndrueshmëri afatshkurtër në ekonominë kineze, ne kemi besim se rritja ekonomike afatmesme dhe afatgjatë e Kinës është e qëndrueshme. Ne do të jemi në Kinë për 20 vitet e ardhshme madje edhe më shumë”,- tha Ajlan.