Foto nga VCG
Ministria kineze e Burimeve Natyrore nxori një plan të rishikuar reagimi emergjent për fatkeqësitë detare, sipas një njoftimi të mërkurën në faqen e internetit të ministrisë.
Plani i reagimit emergjent synon të minimizojë viktimat dhe humbjet e pronës të shkaktuara nga këto fatkeqësi, citon “Xinhua”. Ai përmban standardet e fillimit të reagimit emergjent, procedurat e reagimit, masat mbështetëse dhe menaxhimin e planit të emergjencës.
Sipas ashpërsisë, shkallës dhe kohëzgjatjes së ndikimit të fatkeqësive detare, reagimet emergjente supozohet të klasifikohen në katër nivele, thuhet në plan. Plani kërkon gjithashtu sigurimin e transmetimit dhe ndarjes në kohë të të dhënave të vëzhgimit detar.
Ai shton se autoritetet e burimeve natyrore dhe ato detare në rajonet bregdetare duhet të formulojnë planet e tyre lokale të reagimit ndaj emergjencave për fatkeqësitë e oqeanit. (Elona)