Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping e ka vënë theksin në përmirësimin e një sistemi të ri për mobilizimin e burimeve në mbarë vendin, për të arritur përparime në teknologjitë kyçe në fushat kryesore dhe për forcimin e gjithanshëm të përpjekjeve për të ruajtur burimet.
Duke folur në një mbledhje të Komisionit Qendror për Thellimin e Gjithanshëm të Reformës, presidenti Xi vuri në dukje rëndësinë e optimizimit të shpërndarjes së burimeve për krijimin e risive dhe të epërsisë konkurruese në disa fusha të rëndësishme.
Ai kërkoi të vijojë ruajtja e burimeve gjatë gjithë procesit të zhvillimit ekonomik-shoqëror.
Ndërsa Kina këmbëngul në politikën e vet themelore kombëtare të ruajtjes së burimeve, në këtë mbledhje u kërkua gjithashtu të bëhen përpjekje për të mbrojtur sigurinë e burimeve kombëtare, si edhe për të promovuar përparimin ekologjik dhe zhvillimin me cilësi të lartë.