Teknologjia e informacionit dhe ekonomia digjitale do t’u japin impuls vendeve në zhvillim
2022-09-07 15:28:41

Gjenerata e re e teknologjisë së informacionit ka promovuar shumë tregtinë e shërbimeve. Së bashku me integrimin e vazhdueshëm të prodhimit dhe shërbimeve, dhe përmirësimin e dukshëm në cilësinë dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve, teknologjia e informacionit mund të nxisë zhvillimin e koordinuar të tregtisë së shërbimeve.

Me thellimin e globalizimit ekonomik dhe ristrukturimit industrial, tregtia e shërbimeve ka luajtur një rol gjithnjë e më jetik në rritjen ekonomike të Kinës vitet e fundit. Duke ecur me vrull, vendi ka qenë i prirë për të nxitur dhe përqafuar inovacionin në tregtinë e shërbimeve për të mbajtur të qëndrueshme tregtinë e jashtme dhe investimet.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Megjithatë, pandemia Covid-19 ka krijuar shumë sfida për ekonominë globale. Për t'u përballur me këto sfida, Kina ka ndërmarrë një sërë masash vitet e fundit, duke përfshirë zbatimin e politikave për të promovuar inovacionin në tregtinë e shërbimeve, politikën e hapjes në sektorin e shërbimeve, krijimin e një sistemi të menaxhimit të listës negative për tregtinë e shërbimeve kufitare dhe përpjekje më të mëdha për zhvillimin e tregtisë digjitale. Të gjitha këto kanë kontribuar në rritjen e tregtisë së shërbimeve në vend. Vlen gjithashtu të përmendet se pandemia ka shtyrë shumë biznese në mbarë botën që të zhvendosin fokusin e tyre në digjitalizim. Kina, e mbështetur nga teknologjia 5G dhe projekte të lidhura me infrastrukturën e re, ka punuar me zell me të gjitha palët për të eksploruar rrugën efektive drejt një kuadri qeverisjeje digjitale ndërkufitare.

 

Baza e madhe e popullsisë së vendit ka ndihmuar në nxitjen e rritjes së ekonomisë digjitale. Për shkak se të dhënat janë bërë një element kyç, si nafta dhe energjia elektrike në sferën ekonomike, vendet me popullsi të madhe dhe aplikime të gjera të të dhënave kanë avantazhe dhe, me përpjekje, mund të bëhen tregje kryesore për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

 

Kjo krijon mundësi më të mëdha për vendet në zhvillim të garojnë me ekonomitë e zhvilluara dhe për të fituar një vrull të ri që mund të ndryshojë modelin e zhvillimit ekonomik global.

 

Gjenerata e re e teknologjisë së informacionit ka promovuar shumë tregtinë e shërbimeve. Së bashku me integrimin e vazhdueshëm të prodhimit dhe shërbimeve, dhe përmirësimin e dukshëm në cilësinë dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve, teknologjia e informacionit mund të nxisë zhvillimin e koordinuar të tregtisë së shërbimeve.

 

Me krijimin e një ekipi pune nga Kina në fund të gushtit, për të nxitur pranimin e saj në Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale (DEPA) për të zgjeruar rolin e kësaj të fundit në zhvillimin e rregullave ndërkombëtare për ekonominë digjitale, tregtia e shërbimeve mund të jetë një forcë kryesore lëvizëse për vendin për të mbështetur ekonominë e tij dhe për të kultivuar avantazhe të reja konkurruese në vitet e ardhshme.

 

Nënshkruar nga Zelanda e Re, Singapori dhe Kili në qershor 2020, DEPA-ja koordinon politikat mbi ekonominë digjitale dhe është e para e këtij lloji në botë. Ajo mbulon pothuajse të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë digjitale, duke filluar nga lehtësimi i tregtisë deri te siguria e informacionit personal.

 

Edhe pse shkalla e DEPA-së është relativisht e vogël aktualisht, anëtarësimi i mundshëm i Kinës në këtë marrëveshje mund të nxjerrë në pah nevojën për bashkëpunim për krijimin e rregullave në tregtinë e shërbimeve digjitale dhe ekonominë digjitale.

 

Pas zbatimit të marrëveshjes Rajonale të Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik në fillim të vitit, anëtarët e RCEP janë zotuar të hapin gradualisht më shumë se 100 sektorë shërbimesh për tregtinë. Këto përfshijnë financat, telekomunikacionin, transportin, turizmin dhe inovacionin, me një periudhë kalimtare gjashtëvjeçare.

 

Ka pasur gjithashtu njohje reciproke të kualifikimeve profesionale, me detyrime dhe korniza për rritjen e bashkëpunimit midis vendeve nënshkruese, sipas Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare me qendër në Pekin.

 

Kjo akses i zgjeruar do të sjellë mundësi më të mëdha rritjeje për anëtarët e RCEP për të mbështetur më tej hapjen e tyre tregtare në shërbime, veçanërisht në fusha të tilla si tregtia elektronike ndërkufitare, edukimi në internet, ekspozitat e biznesit dhe shërbimet e këshillimit të kujdesit shëndetësor.

 

Shërbimet e udhëtimit kanë qenë një nga arsyet e deficitit tregtar të Kinës në shërbime për një kohë të gjatë. Në afat të shkurtër, kufizimet në lëvizjen ndërkufitare për shkak të pandemisë janë fajtorë për rënien e deficitit të Kinës në këtë kategori.

 

Megjithatë, ndërsa nxitësit e rinj të rritjes në sektorin e shërbimeve janë stimuluar gradualisht dhe konkurrueshmëria e eksporteve është rritur, deficiti tregtar i Kinës në shërbime do të ulet gradualisht.