Një ndër mënyrat tradicionale të kremtimit nga populli kinez të Festës së Mesvjeshtës është ngrënia e kekëve të hënës. Kjo gatesë e rrumbullakët dhe zakonisht e ëmbël është konsumuar tradicionalisht gjatë kësaj feste qysh nga dinastia Tang (618-907).
Kur shijojnë këtë lloj keku, që zakonisht përfshin mbushje të ndryshme, si brumë hidesh, të verdhën e vezës, të ashtuquajturat “pesë bërthamat”, si dhe mish, njerëzit mund të shqetësohen për marrjen e sheqerit dhe kalorive të tepërta.
Tani ka një alternativë: kekët e hënës vegjetarianë janë bërë gjithnjë e më popullorë ndër kinezët.
Kekët e hënës vegjetarianë të freskët të pjekur me mbushje që variojnë nga arra të përziera tek ananasi tek kungulli./CGTN
“Në përgjithësi, kekët e hënës vegjetarianë nuk kanë përbërës shtazorë dhe përmbajnë më pak sheqer se kekët e hënës tradicionalë,” u shpreh Li Li, anëtare e Komisionit të Arteve të Kuzhinës Vegjetariane të Shoqatës së Kulinarisë të Kinës.
Kur bëjnë kekët e hënës vegjetarianë, shtoi Li, njerëzit përdorin zakonisht vaj kikiriku dhe vaj soje, në vend të vajit shtazor, që përmbajnë shumë kekë të hënës tradicionalë. Sipërfaqja e kekut të hënës nuk lyhet me lëng veze dhe maltoza zëvendëson sheqerin e bardhë për një dietë më të shëndetshme, tha ajo.
“Në këtë mënyrë, ne mund të ulim sheqerin dhe kaloritë që përmban keku i hënës dhe të ruajmë sa më shumë shijen origjinale të tij,” shpjegoi më tej Li.
Një kek hëne vegjetarian me pesë bërthama. Hierogrifët kinezë në sipërfaqe lexojnë "Wu Ren" që do të thotë pesë bërthama./CGTN
Ndër kekët e hënës vegjetarianë të llojeve të ndryshme për këtë festë, ai i “pesë bërthamave” është pa dyshim shembulli më tradicional dhe klasik.
“Pesë bërthamat”, siç e tregon emri, përfshijnë pesë lloje të ndryshme kokrrash, farash ose thelpinjsh të grira trashë. Ato ngjiten së bashku me shurup maltoze dhe vaj vegjetarian, para se të mblidhen në brumë.
Standardet zyrtare mbi kekët e hënës të shpallura në dhjetorin e vitit 2015 thonë se për stilin kantonez të këtyre kekëve, “pesë bërthamat” janë arrat, bajamet, bërthamat e ullirit, farat e lulediellit dhe farat e susamit.
Mbushje të një kek hëne vegjetariane me pesë bërthama./CGTN
Megjithatë, në realitet, veçanërisht kur prodhojnë kekët e hënës në shtëpi, njerëzit mund të mos i zbatojnë standardet, por përdorin lloje të ndryshme “bërthamash”, si dhe më shumë se pesë, duke u dhënë një emër tjetër: “kekët e hënës me arrore të përziera”.
CGTN
Përveç bërthamave, filli i kuq (hong si) dhe filli jeshil (lü si), të cilat përbëhen nga lëvozhga e portokallit dhe pigmenti i ngrënshëm, janë zakonisht përbërësit e domosdoshëm për kekët e hënës me arrore të përziera.