Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit
2022-09-07 11:09:51

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit.  

Njoftimi u dha nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila në një postim në rrjetet sociale theksoi se kjo renditje tregon rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022.  

Shqipëria ka një përmirësim me 11% që nga viti 2019.  

“Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën  në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”,- shkroi ministrja Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.  

Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4.5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. (Elona)