Ekuipazhi i "Shenzhou-14" bisedon me të rinj nga tetë vende të Afrikës
2022-09-07 12:09:41
Astronautët e misionit kinez "Shenzhou-14" kanë ndërvepruar për herë të parë me kontinentin afrikan nga hapësira.
Ata folën me të rinj nga tetë vende, të cilët u mblodhën në selinë qendrore të Bashkimit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Adis-Abeba.
Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe iu përgjigjën pyetjeve të të rinjve për karrierën dhe jetën në stacionin hapësinor të Kinës. Ata kryen gjithashtu disa eksperimente.
Kjo veprimtari synon të nxisë interesin e rinisë afrikane për eksplorimin e hapësirës. (Artan/Fani)
Lajmet Kryesore