CMG-ja: NSA-ja, pirati më i madh i internetit në botë!
2022-09-06 09:42:27

Foto:VCG

Foto:VCG

Kush është pirati më i madh i internetit në botë? Të hënën, Qendra Kombëtare e Reagimit Emergjent ndaj Viruseve Kompjuterike e Kinës dhe kompania e sigurisë në internet "Qihoo 360 Technology" publikuan një raport të përbashkët hetimor mbi sulmet në internet nga jashtë vendit ndaj Universitetit Politeknik të Kinës Veriperëndimore.

 

Sipas raportit, Njësia e Veprimeve Sulmuese (TAO) pranë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të ShBA-së (NSA) ka përdorur 41 mjete të sulmeve në internet, duke bërë mijëra sulme të tilla ndaj Universitetit Politeknik të Kinës Veriperëndimore dhe duke vjedhur një kontingjent të dhënash thelbësore teknologjike. Sipas hetimeve, prej vitesh TAO-ja ka bërë sulme të fshehta kibernetike ndaj ndërmarrjeve kryesore, departamenteve qeveritare, universiteteve, institucioneve shëndetësore e studimore të Kinës, duke kontrolluar pajisjet e internetit, dhe dyshohet që ka vjedhur të dhëna me vlerë të lartë. Ndërkohë, TAO-ja ka bërë audiopërgjimin e përdoruesve kinezë të celularëve, si edhe ka vjedhur mesazhet e shkruara në telefon dhe ka bërë lokalizimin jokabllor.

 

Qysh nga viti 2013, qeveria amerikane ka përdorur të ashtuquajturën taktikë të “thirrjes së emrit”, duke përbaltur Kinën lidhur me sigurinë kibernetike. Uashingtoni e ka akuzuar qeverinë kineze se ka organizuar sulme kibernetike në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj ShBA-së. Po ashtu, ShBA-ja  ka publikuar raporte të rreme për t'i hedhur hi syve bashkësisë ndërkombëtare, duke e përshkruar Kinën si “autore” dhe veten si “viktimë” të sulmeve kibernetike, për të krijuar pretekste për marrjen e masave hegjemoniste ndaj Kinës në sektorin informatik.

 

Por faktet mbeten fakte. Kur u ekspozua çështja “PRISM”, Snowden-i tregoi me prova se si qeveria amerikane bën audiopërgjime në shkallë të gjerë në rrjetin telefonik dhe në internet, duke ndërhyrë në serverat e kompanisë "Huawei" dhe duke përgjuar zyrtarë të lartë të kësaj kompanie. Në vitin 2020, institucionet kineze kapën mbi 42 milionë programe të dëmshme kompjuterike, dhe mbi 53 % e programeve të tilla nga jashtë vendit e kishin burimin në ShBA. Kjo tregon që Kina është një viktima e madhe e vjedhjes kibernetike nga ShBA-ja.

 

Përveç Kinës, sipas të dhënave të publikuara, ShBA-ja ka bërë audiopërgjim edhe ndaj vendeve të tjera, duke përfshirë aleatët e saj. Në qershor 2021, Radioja e Danimarkës bëri një raport të posaçëm, sipas të cilit NSA-ja ka marrë të dhënat origjinale nëpërmjet shërbimeve të sigurisë të Danimarkës, duke bërë audiopërgjim mbi politikanët kryesorë europianë, përfshirë edhe Merkelin.

Revista gjermane "Der Spiegel" njoftoi që mbi 500 milionë të dhëna telefonike dhe kibernetike janë vjedhur nga NSA-ja, kurse sipas gazetës franceze "Le Monde", NSA-ja ka marrë afro 70 milionë të dhëna telefonike nga Franca ... Këto janë prova konkrete që NSA-ja është pirati më i madh i internetit në botë dhe ky është një fakt i pamohueshëm!