Rritja e çmimit të apartamenteve në shitje dhe me qira në vend
2022-09-06 15:19:01

Sezoni veror ka sjellë një rritje të çmimit të apartamenteve në vend. Rritja më e  madhe është ndjerë në zonat periferike me 20%. Agjentja imobiliare Irma Meta shprehet se janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Apartamente me qira (Burimi standart.al)

Apartamente me qira (Burimi standart.al)

“Pas një rritjeje të konsiderushme të çmimeve për faktorë të ndryshëm, për momentin ka një stabilitet, por varet nga periudha të caktuara. Për momentin që ne flasim kur kërkesa rritet po ashtu edhe çmimet janë në tendencë rritjeje. Faktorët që ndikojnë për rritjen e çmimeve janë të ndryshëm, por në tërësi qëndrojnë në rritjen çmimeve të materialeve të ndërtimit apo shesheve të reja në Tiranë. Ndërsa për opsionet me qera qëndrojnë faktorët e investimit të brendshëm që pronarët bëjnë, duke i rritur kështu edhe vlerën”, tha Meta.

Irma Meta (Burimi foto personale)

Irma Meta (Burimi foto personale)

Për gati një periudhë tre vjeçare rritja e çmimeve ka qenë e vazhdueshme, ndërsa sa i përket pronave me qira rritja është në mënyrë graduale pasi shumica e personave zgjedhin t’i mbajnë apartamentet me qira më gjatë.

“Statistikat tregojnë që ka pasur një rritje graduale mesatarisht për një perudhë për tre vite, kryesisht për pronat për shitje e cila varion  tek 5 për qind. Për pronat me qira rritja është graduale, klientët përgjithësisht qëndrojnë dhe i mbajnë apartamentet me qira, por si rritje në vlerë që mund të flasim qëndrojme tek 50 euro në vit”, thekson ajo.

 

çmimet e apartamenteve (Burimi monitor.al).jpg

çmimet e apartamenteve (Burimi monitor.al).jpg

Tirana njihet si zona me rritjen më të madhe të çmimit të apartamenteve, po ashtu gjatë sezonit veror ka pasur edhe rritje në dhënien e pronave me qira në zonën e bregdetit shqiptar.

“Trendin e çmimeve më të larta vazhdon ta mbajë kryeqyteti , si pasojë e zgjerimit të madh të kësaj zone dhe kërkesës së lartë që  kemi në qytet, por në sezone të caktuara trend të lartë kanë edhe qytetet bregdetare të cilat përfshijnë pjesën e jugut dhe veriut”

Sipas agjentes imobiliare, Tirana zë vendin e parë për çmimet më të larta po ashtu edhe për zonat më të shtrenjta. Qëndra e kryeqytit mbetet më e shtrenjta ku së fundmi me ndërtimet e reja çmimet janë nga 5000 m2.
 

Ndërtesat e reja nw Tiranë (Burimi Ballkanweb)

Ndërtesat e reja nw Tiranë (Burimi Ballkanweb)

“Zonat më të shtrenjta të kryeqytetit dhe kërkesën më të lartë vazhdojnë të mbeten zona si ish-blloku, Myslym Shyri, Pazari i ri si dhe zona të reja në pjesën juglindore që si pasojë e ndërtimit të komplekseve të reja kanë ndërtesa me kushte shumë të mira baninimi”, thotë Meta

Ndërsa një nga faktorët që ndikon në rritjen e çmimit të aparameneteve gjatë kësaj periudhe është edhe nisja e sezonit të ri shkollor. Irma Meta thotë se nëse disa nga institucionet do të ndërtohen në zona jo shumë të njohura të kryeqytetit atëherë dhe vendosja e studentëve mund të bëhet atje për të pasur kështu edhe një zgjerim më të mirë të zonës.

“Fillimi i sezonit shkollor ka kërkesa të shumta dhe rrjedhimisht pronarët rrisin vlerën e pronave të tyre. Më tepër sesa rritja e një çmimi do të ishte e rëndësishme zgjerimin e zonave, ku universitetet instalohen dhe të kemi rrjedhimisht një zhvillim të zonës.”

Pas një bllokimi total disa mujor për shkak të tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë në 2020, tregu imobiliar po shënon një zhvillim të konsiderueshëm, me çmimet e pasurive të paluajtshme që kanë regjistruar rekord në qytetet kryesore të vendit. Ndërkohë, të dhënat e fundit të raportuara nga Indeksi Fischer që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%, ku kryeson  Tirana me 12.3%.