Gara ndërkombëtare “GS Trophy 2022” mbahet në Shqipëri
2022-09-06 10:42:10

Shqipëria mirëpret për herë të parë garën ndërkombëtare “GS Trophy 2022”.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”, cituar nga “RTSH”.

“BMW” zgjedh Shqipërinë. Këtë herë për turin më të rëndësishëm “GS TROPHY 2022””,- shkruan kryeministri Rama.

Në këtë garë të rëndësishme ndërkombëare ka 57 pjesëmarrës, 14 kombësi, 21 ekipe, 126 motoçikleta, që po i bien kryq e tërthorë Shqipërisë.

“International GS Trophy” ka nisur më 4 shtator dhe do të përfundojë më 10 shtator 2022. (Fatosi)