COVID-19 dhe përcaktimi se për kë është ekonomia
2022-09-06 17:15:41

Alice Gaskins mban një shenjë përpara Shtëpisë Shtetërore të Massachusetts gjatë një procesioni funerali për punëtorët thelbësorë që ishin të sëmurë ose vdiqën nga COVID-19, SHBA, 25 maj 2020./Getty

Alice Gaskins mban një shenjë përpara Shtëpisë Shtetërore të Massachusetts gjatë një procesioni funerali për punëtorët thelbësorë që ishin të sëmurë ose vdiqën nga COVID-19, SHBA, 25 maj 2020./Getty

Shënim: Keith Lamb është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe ka gradën "master shkencor" në studimet bashkëkohore kineze. Interesat e tij kryesore studimore janë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kinës dhe "socializmi me karakteristika kineze".

Me masat e kontrollit të zbatuara në Chengdu për shpërthimin e COVID-19, lajmet nga korporatat kanë qenë të mbushura me përkufizimin e politikës "zero-COVID dinamike" të Kinës si një politikë shtypëse.

Ligjërimi përqendrohet rreth heqjes "së panevojshme" të lirisë personale duke "shkatërruar" njëkohësisht ekonominë. Parashikimi i "Bloomberg"-ut për ekonominë kineze është se ajo do të rritet vetëm 3.5 për qind në vitin 2023 krahasuar me parashikimin fillestar prej 3.9 për qind. Pastaj është problemi i "lodhjes nga COVID-19", pasi disa do të donin më shumë liri individuale.

Pse të mos ndiqet atëherë modeli i ShBA-së dhe të lihet secili ta marrë vetë vendimin? E thënë thjesht, COVID-19 mund të jetë jashtë lajmeve, por nuk ka mbaruar. Statistikat nga "Worldometers" tregojnë se 308 nga 1 780 vdekjet globale prej COVID-19, më 2 shtator, ndodhën në ShBA, dhe i vetmi vend me më shumë vdekje ishte Japonia me 318.

Sipas Victor Gao, profesor në Universitetin e Suzhou-t, spitalet e Japonisë janë të mbingarkuar. Rrjedhimisht, nëse sistemi i përparuar shëndetësor i Japonisë është i tendosur, mendoni se si do të përballej sistemi shëndetësor në zhvillim i Kinës.

Nëse ka ndonjë lajm të mirë nga COVID-19, është pikërisht ai që vendosmëria e Kinës për të zgjeruar dhe forcuar kujdesin shëndetësor vetëm se do të shtohet. Pikërisht këtë e shprehu presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitës në Sichuan, kur tha që "sistemi shëndetësor duhet të forcohet në zonat rurale për të ofruar një garanci të shëndoshë për shërbimet mjekësore bazë".

Sigurisht, si një vend sovran, ShBA-ja mund t'i marrë vetë vendimet për çështje shëndetësore kur bëhet fjalë për politikën e saj ndaj COVID-19, dhe nëse çmimi i lirisë janë mbi 1 milion vdekjet e saj - gjë që ka kontribuuar që Kina t'ia kalojë ShBA-së për sa i përket jetëgjatësisë - atëherë ashtu qoftë. Kina, nga ana tjetër, ka tradita të forta për respektimin e së drejtës së secilit për të jetuar. Me rëndësi është që nocioni se çfarë është e mirë për shoqërinë është projektuar në planet e ardhshme.

Pika e kontrollit të temperaturës së trupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit në Pekin, Kinë, 24 mars 2020./Getty

Pika e kontrollit të temperaturës së trupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit në Pekin, Kinë, 24 mars 2020./Getty

Le të përfytyrojmë që Kina, me popullsinë e saj të madhe dhe qytetet e dendura, do të ndiqte politikën e ShBA-së: atëherë nuk është çudi që mund të ndodhnin pesë deri në dhjetë milionë vdekje. Shtypi korporativ do ta konsideronte këtë një "lajm të këndshëm" dhe pa dyshim do të ripërkufizonte termin "gjenocid" për të përshkruar këtë rezultat. Kjo do të çonte në humbjen e kontrollit të PKK-së, pasi qytetarët do ta shihnin që partia nuk po mbron shoqërinë në tërësi.

Përtej ndikimit njerëzor, një numër i tillë viktimash do të ndërhynte në objektivat zhvillimore të Kinës. Globalistët e krahut të djathtë mund të përdorin logjikën darviniane për të justifikuar vdekjen e të dobtëve dhe të moshuarve, por kjo mund të ketë ndikime të paparashikuara që, megjithëse mund të mos cenojnë shkallën e fitimeve tani, do të minojnë të ardhmen socio-ekonomike të një shteti.

Për shembull, në ShBA mbi 200 000 fëmijë kanë humbur një ose të dy kujdestarët kryesorë për shkak të COVID-19. Këta fëmijë do të kenë një disavantazh të konsiderueshëm gjatë rritjes, gjë që do të ndikojë në fuqinë e tyre prodhuese si individë, si dhe për shoqërinë në përgjithësi. Në Kinë, ku të moshuarit shpesh kujdesen për nipërit e mbesat e tyre, humbja e tyre është humbja e një faktori të rëndësishëm ekonomik, që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë informale.

Sido që të jetë, ekonomia është e dobishme vetëm nëse e zhvillon shoqërinë si një të tërë. Është më shumë se vetëm shifra të PBB-së dhe fitime për konglomeratet e mëdha globaliste. Sidoqoftë, lajmi i ditës se Kina përballet me katastrofë ekonomike për shkak të strategjisë së saj të COVID-19 nuk është i vërtetë.