Kryeparlamentari serb vlerëson udhëheqjen e PKK-së
2022-09-05 15:56:16

Zonë rurale në Nankin, Kinë(Foto:VCG)

Zonë rurale në Nankin, Kinë(Foto:VCG)

Në një intervistë të dhënë ditët e fundit për CMG-në, kryeparlamentari serb Vladimir Orliç vlerësoi arritjet e Kinës nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës.

Kreu i parlamentit serb është i mendimit se arritjet e sotme të Kinës janë të pandara nga udhëheqja e fuqishme e PKK-së.”Në disa dekadat e kaluara, e gjithë bota ka dëshmuar përparimet e jashtëzakonshme të Kinës. Gjatë këtij procesi, PKK-ja ka shfaqur aftësi të fuqishme drejtimi, vizion të qartë zhvillimi dhe kompetenca të shkëlqyera qeverisjeje. Ajo e ka udhëhequr ecjen në mënyrë të qëndrueshme të të gjithë vendit dhe shoqërisë drejt një objektivi të përbashkët, duke  luajtur një rol kyç në arritjet e mrekullueshme të Kinës," tha Orliçi.

Ai shtoi njëkohësisht se zhvillimi i Kinës ka krijuar edhe një shembull për botën. Kina e sotme luan një rol të rëndësishëm e pozitiv në arenën ndërkombëtare dhe nismat e ndryshme të paraqitura prej saj kanë nxitur në mënyrë të vrullshme procesin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendeve të ndryshme, vërejti kryeparlamentari i Serbisë.