Hapet për qarkullim porta lindore e Tiranës
2022-09-05 10:35:39

Porta lindore e qarkullimit rrugor të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, një vepër e rëndësishme infrastrukturore, u hap të shtunën, duke çliruar ndjeshëm trafikun rrugor.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi përmes një postimi zyrtar, se vënia në funksionim e saj shkurton kohë për të arritur të gjitha degët e tjera të Unazës së Madhe të kryeqytetit që është në ndërtim.

Hapja e këtij aksi shkurton edhe kalimin nga Tirana në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas. (Fatosi)