DPSHTRR: Flota e mjeteve “green”, rritje me 153 herë
2022-09-04 10:01:16

foto nga VCG

foto nga VCG

Flota e mjeteve “green” (elektrike dhe hibride) arriti në 3064 në fund të muajit korrik, duke shënuar rritje me 153 herë ose 3044 mjete, krahasuar me vitin 2012, kur numëroheshin vetëm 20 të tilla, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Sipas DPSHTRR-së, në fund të muajit korrik ishin gjithsej 1208 mjete elektrike në qarkullim.

DPSHTRR-ja informoi se 347 mjete 100% elektrike janë regjistruar për herë të parë në 7-mujorin janar-korrik të këtij viti, bëhet e ditur në një postim në “Facebook” nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Me qëllim nxitjen e përdorimit të mjeteve elektrike, nga nëntori 2019, DPSHTRR-ja ka rimbursuar çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë, duke zeruar për qytetarin kontrolli fizik; lejen e qarkullimit; certifikatën e pronësisë; targat, që në total llogariten 5600 lekë.

Gjithashtu, mjetet elektrike u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së. Në total nga 2019 deri tani qytetarëve u janë kursyer 588 milionë lekë nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së. (Irma)