Teatri i Operas dhe Baletit në Shqipëri ngre siparin e sezonit të ri artistik
2022-09-04 17:38:50

Teatri i Operas dhe Baletit ne Shqiperi (Foto Facebook TKOB)

Teatri i Operas dhe Baletit ne Shqiperi (Foto Facebook TKOB)

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri ka nisur sezonin e ri artistik me dy artistë të suksesshëm që vijnë nga Italia, dirigjentin Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe pianistin Giuseppe Albanese.

Në një njoftim zyrtar, TKOB njoftoi se skena u ndez nga interpretimi i mrekullueshëm i artistëve, që së bashku me orkestrën e TKOB, dhanë një shfaqje emocionuese.

Salla e Teatrit ishte mbushur e tëra me të pasionuar të muzikës klasike, të cilët duartrokiten gjatë solistin por edhe orkestrën dhe dirigjentin italian.

Koncertet u njoftuan ditë më parë në faqen zyrtare të TKOB, duke ftuar dashamirësit dhe adhuruesit e muzikës klasike të ndiqnin këto performanca mbresëlënëse. (Irma)