Kumbaro: Panairi i Verës nën “Ballkanin e Hapur” shton urat e bashkëpunimit
2022-09-03 19:40:12

Panairi i Veres (Foto Facebook Ministria e Turizmit)

Panairi i Veres (Foto Facebook Ministria e Turizmit)

“Wine Vision”, nën shenjën e “Open Balkan”, është panairi i parë i verës, gastronomisë dhe turizmit për promovimin e traditave më të mira mes njëri-tjetrit dhe pastaj përballë tregjeve më të mëdha, deklaroi ministrja shqiptare e Turizmit Mirela Kumbaro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se ky panair shton urat e bashkëpunimit mes sipërmarrjeve dhe njerëzve të punës në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja Kumbaro tha se shumë prej kantinave më të mira shqiptare dhe 11 shefa kuzhine po marrin marrin pjesë në “Ëine Vision”, që këtë vit zhvillohet në Beograd. Sipas saj, ai do të vijojë në vitet e tjera si një panair shëtitës në Tiranë dhe Shkup,

“Tregu i hapur që ndihmon ekonomitë dhe sipërmarrjet fillon natyrshëm nga turizmi, i cili i jep kuptim emancipues “Ballkanit të Hapur””,- tha ministrja Kumbaro. (Irma)