Kryeministri malazez, Abazoviç: Koha për bashkim të frymës europiane në rajon
2022-09-03 11:37:31

Ballkani i Hapur (Foto Rtsh)

Ballkani i Hapur (Foto Rtsh)

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi gjatë samitit “Ballkani i Hapur”, i zhvilluar në Serbi, se ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës europianë në rajon.

Abazoviç e vuri theksin te nevoja për mbajtjen të hapura të kanaleve të komunikimit mes vendeve të rajonit, përcjell “RTSH”.

“Ballkani Perëndimor përmes kësaj nisme ka nevojë për një politikë të re progresive. Kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit. Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës europiane në rajon”, -tha Abazoviç.

Ai e cilësoi nismën të suksesshme. Duke pasur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ai kërkoi që të mbahen të hapura kanalet e komunikimit.

“Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm”, tha Abazoviç. (Irma)