Sateliti diellor arrin përparime masive me të dhëna të reja
2022-09-02 10:42:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare Hapësinore të Kinës në një ceremoni speciale të martën të martën në Pekin, ka bërë publike arritjet shkencore dhe inxhinierike të misionit “Xihe”, sateliti i vëzhgimit diellor i Kinës, që ka kryer skanimin spektral dhe imazhin e brezit të valëve H-Alfa të diellit, si dhe ka regjistruar dinamikën e aktiviteteve diellore në fotosferën dhe kromosferën e yllit.

Këto arritje, të parat për shkencëtarët, sicc nënvizohet në artikullin në vijim nga “China Daily”, pritet të avancojnë gjerësisht kërkimet mbi sistemin diellor dhe do t'i japin një zë të rëndësishëm Kinës në fushën akademike të fizikës diellore.

Sateliti i vëzhgimit diellor i Kinës ka shënuar arritje të mëdha shkencore dhe teknologjike gjatë funksionimit të tij në orbitë, sipas Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës. Sateliti “Xihe”, që e ka marrë emrin nga perëndesha e diellit në mitologjinë e lashtë kineze, ka kryer skanim spektral dhe imazhe të brezit të valëve H-Alfa të diellit dhe ka regjistruar dinamikën e aktiviteteve diellore në fotosferën dhe kromosferën e yllit. Anija kozmike ka marrë gjithashtu linja spektrale të brezit të valës H-Alfa të diellit, atome neutrale të silikonit dhe atome neutrale të hekurit, njoftoi administrata e hapësirës të martën.

Të gjitha këto arritje janë të parat për shkencëtarët dhe pritet të avancojnë gjerësisht kërkimin e diellit dhe sistemit diellor dhe do t'i japin një rol më të madh Kinës në fushën akademike të fizikës diellore, vuri në dukje administrata.

Administrata mbajti një ceremoni të martën në Pekin për të bërë publike arritjet shkencore dhe inxhinierike të misionit “Xihe”.

I njohur gjithashtu si eksploruesi diellor kinez H-Alpha,  “Xihe” u lançua në tetor 2021 nga qendra e nisjes së satelitit Taiyuan në provincën Shanxi. Sateliti është teleskopi i parë diellor i Kinës me bazë në hapësirë dhe është projektuar për të punuar për të paktën tre vjet. Ai ka për detyrë të ndihmojë shkencëtarët të thellojnë njohuritë e tyre për yllin tonë më të afërt. Ngarkesa e tij shkencore është një spektrograf i imazhit H-Alpha, që për herë të parë mund të marrë vëzhgime diellore spektroskopike me diskun e plotë në brezin e valëve H-Alfa. Sateliti 508 kilogramësh po udhëton në një orbitë sinkrone me diellin rreth 517 kilometra mbi Tokë. Detyra e tij kryesore është të hetojë dinamikën e aktivitetit diellor në atmosferën e tij të poshtme, përkatësisht fotosferën dhe kromosferën, dhe të kuptojë mekanizmat fizikë të shpërthimeve diellore.

Misioni është shumë domethënës për eksplorimin e hapësirës dhe teknologjinë satelitore të vendit, thanë planifikuesit e misionit.

Zhao Jian, kreu i Qendrës Kryesore dhe Speciale të Projektit në administratën hapësinore, tha të martën se “Xihe” ka kryer më shumë se 300 teste teknologjike dhe mbi 1000 operacione të imazhit spektral.

Sipas tij, shkencëtarët në mbarë botën kanë studiuar linjat spektrale H-Alpha për një kohë të gjatë, por ata duhej të mbështeteshin në observatorë me bazë tokësore që janë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve nga faktorë të tillë si shqetësimet atmosferike tokësore.

Nëpërmjet “Xihe”, shkencëtarët tani mund të marrin të dhëna të qëndrueshme dhe më të sakta me definicion të lartë, tha ai.

Përveç vlerës shkencore, anija kozmike u ka mundësuar gjithashtu studiuesve të verifikojnë një platformë të re satelitore me saktësi drejtimi jashtëzakonisht të lartë dhe stabilitet fluturues, tha zyrtari.

Ding Mingde, profesor në Shkollën e Astronomisë dhe Shkencës Hapësinore të Universitetit Nanjing dhe shkencëtar i përfshirë në projektin “Xihe”, tha se shpërthimet diellore kanë shumë efekte në aktivitetet njerëzore, kështu që është thelbësore të merret më shumë njohuri rreth fenomeneve fizike diellore.

“Ne duhet të studiojmë se kur do të ndodhë një shpërthim diellor, sa kohë duhet që rrezet e krijuara nga shpërthime të tilla të arrijnë në Tokë dhe ndikimet e tij të mundshme në instrumente dhe anije kozmike të ndjeshme”, - shpjegoi ai.

"Tani me “Xihe”, ne kemi marrë të dhënat më të mira spektrale dydimensionale në botë rreth diellit dhe mund t'i përdorim të dhënat për të zbuluar modele të reja të shpërthimeve diellore. Falë satelitit, ne patjetër do të prodhojmë arritje të klasit botëror në studimet diellore”,- tha profesori.