Cila është mosha e duhur që fëmija të nisë klasën e pare ?
2022-09-01 16:37:32

Cila është mosha e duhur që fëmija të nisë klasën e pare ?

Shumë prindër kur afron muaji shtator janë në dilemë se kur është mosha e duhur për ta regjistruar fëmijën në  shkollë.

Psikologe Qerime Daçi (Foto personale)

Psikologe Qerime Daçi (Foto personale)

Janë në dilemë për faktin se, të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm dhe bëjnë gjithçka që ata ta arrijnë sa më lehtë këtë gjë. Por a duhet që fëmijën ta regjistrojmë në shkollë në moshën 6 apo 7-vjeçare? Studimet nxjerrin konkluzionin; nëse jeni në dilemë se  është herët për ta futur fëmijën në shkollë, atëherë më mirë  ta shtyni edhe një vit. Sa i përket performancës akademike fëmijët që hyjnë në shkollë më të mëdhenj janë më të përgjegjshëm dhe si rrjedhojë  edhe më të vëmendshëm ndaj orës së mësimit, sepse i kanë ezauruar dëshirat për lojëra dhe janë në dijeni se shkolla është diçka e rëndësishme dhe se ata duhet t’i përkushtohen seriozisht.

Shumë psikologë thonë se kjo do t’i bëjë ata të kenë më shumë vetëbesim sepse do mendojnë se mosha më e madhe do t’i bëjë më të mirë nga të tjerët, ndërkohë që edhe fizikisht ata janë më të rritur. Pra ajo që do të thotë ky studim është se fëmijët duhet të kalojnë një pjesë e tyre (ose të gjithë) të moshës 6-vjeçare ende në kopsht apo në  parashkollor. Gjithashtu tendenca e suksesit, sidomos atij akademik, vihet re që në klasën e parë. Një fëmijë i shkathët dhe i suksesshëm në klasën e parë me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë i tillë, por që ju ta lini këtë proces të rrjedhë gradualisht duhet t’i ndihmoni fëmijët tuaj duke i dhuruar kohë të mjaftueshme për të kaluar fëmijërinë e tyre pa stresin dhe ngarkesën e shkollës, të paktën deri në moshën 7- vjeçare, që më pas ata të jenë gati për  sistemin e gjatë e të bukur të dijes. Për Grupin Mediatik të Kinës jep opinionin e saj psikologe, Qerime Daçi.

Foto nga pernenat.al

Foto nga pernenat.al

CMG: Cila është mosha e duhur që fëmija duhet të nis klasën e parë?

Qerime Daçi: Mosha më efikase për të vazhduar fëmija klasën e parë është 7 vjeç, duke qenë se mësimet kanë pësuar një zhvillim të madh dhe fëmijët më të vegjël nuk mund t’a përballojnë këtë ngarkesë pasi fëmija rëndohet shumë psikologjikisht sepse fëmijët nuk kanë kapacitetin mendor që ta përballojnë këtë zhvillim të përparimit të mësimit në moshën 5 apo 6 vjeçare.

CMG: Kur afrohet muaji shtator, shumë prindër janë në dilemë se, cila është mosha e duhur për ta regjistruar fëmijën në klasën e parë. Cili është opinioni juaj?

Qerime Daçi: Mosha e duhur për të vazhduar klasën e parë është mosha 7 vjeçare për shumë arsye. Ne si prindër, por edhe fëmijët janë të gatshëm për këtë lloj moshe sepse së pari, fëmija është më i përgatitur psikologjikisht, është i përgatitur mendërisht, është më i përgatitur fizikisht, pra është më i rritur, si dhe është i përgatitur për të mbajtur përgjegjsitë e veta në shkollë, për mënyrën e mbajtjes mend të mësimit, për mënyrën e qëndrimit në shkollë, etj.

Foto nga veshtiresinetenxene.org

Foto nga veshtiresinetenxene.org

CMG: A janë të ndarë me karegori? Fëmijët më të zhvilluar mund t’a nisin më herët shkollën, se fëmijët e tjerë?

Qerime Daçi: Mund të themi për këto dy lloj kategorish të fëmijëve. Disa fëmijë që janë më të zhvilluar psikologjikisht  mund ta vazhdojnë më herët  shkollën. Kjo varet se sa dëshirë kanë ata për  të mësuar, mënyra e  zhvillimit, mënyra e të kuptuarit, por nuk janë të gatshëm për mënyrën e të qëndruarit në klasë, mënyrën e të vepruarit, mund të bëjnë veprime nga më të ndryshmet që nuk i lejojnë në instuticionet e  shkollës, mënyra e të sjellurit,etj.

Prandaj këtu mund të themi që këta fëmijë mund të vazhdojnë shkollën 6 vjeç, por jo më të vegjël sepse nuk janë në gjendje të mbajnë përgjegjësi për veten në instuticionet shkollore.

CMG: Si e përjeton një fëmijë 6 vjeç dhe një fëmijë 7 vjeçar përballjen me institucion e shkollës?

Qerime Daçi: Fëmijët e moshës 6 dhe 7 vjeç së pari kanë mosha të ndryshme dhe  përjetimi i tyre nuk është i njëjtë. Kanë ndryshim në mënyrën e të kuptuarit në mësim, në mënyrën e të shprehurit, të qëndruarit vetëm. Diferenca prej një viti e fëmijëve në këtë moshë është e ndjeshme në mënyrën e të nxënit dhe fëmija më i vogël e ka më të vështirë përqëndrimin në mësim.

CMG: Si mund t’i vijmë në ndihmë nëse fëmija e merr me frikë këtë hap?

Foto nga dosja.al

Foto nga dosja.al

Qerime Daçi: Unë si psikologe sugjeroj që, në rast se fëmija ka frikëra të lehta apo bllokim të emocioneve, duhet t’i ndihmojnë patjetër prindërit duke folur me fëmijën, duke e pyetur se; ç’farë ka? ç’farë e shqetëson atë? Si dhe duke i thënë se është vazhdimi i rrugëtimit tënd të dijës dhe sot është një gëzim për ty dhe mua, në rast të kundërt, fëmija nuk ndihet mirë dhe bllokimi i emocioneve vjen duke u rritur, ai nuk pranon që të shkoj në shkollë, atëherë këto lloj fëmijësh kanë problematika psikologjike, dhe në këtë rast prindi duhet të bashkëpunojë me psikologun e shkollës, për të përmirësuar gjendjen e fëmijës. Mesazhi im në këtë rast është; “ Të rritet vigjilenca e prindërve ndaj fëmijëve!”.

Studimi i publikuar në National Bureau of Economic Research, ka ekzaminuar fëmijët nga dita e parë e fillimit të kopshtit, deri në moshën 7 vjeçare, pra në ditën e parë të shkollës. Këta fëmijë që iu përmbajtën këtij sistemi, kishin hiperaktivitet më të ulët dhe vëmendje më të theksuar në masën 73% në moshën 11 vjeçare.

Këto të dyja arrijnë këtë lloj balanci, aftësia për kontrollimin e impulseve dhe këmbëngulja për të përmbushur qëllimet e fëmijës. Kjo aftësi, gjithashtu, ndikon edhe në arritjet kur këta fëmijë të jenë studentë. Nëse fëmija nis shkollën në moshën 7 vjeçare, ka vëmendje më të fuqishme, bindet ndaj këshillave të të rriturit, mund të përqëndrohet në mësim, dhe rezultatet janë më të larta në provimet e shkollës, pra mosha 7 vjeçare është dhe faza kur arrihet mosha e pjekurisë së fëmijës.

Intervistoi: Sava Lena