INSTAT: Eksportet shqiptare në rritje
2022-09-01 09:52:34

Eksportet kanë vijuar me rritjen dyshifrore në vlerë edhe në muajin korrik, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm, duke treguar presionin që po ushtrojnë  çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare.  Konkretisht në muajin korrik 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 39 mld lekë, duke u rritur me 23,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 14,3 %, në krahasim me qershor 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 82 mld lekë, duke u rritur me 14,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me qershor 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me korrik 2021 dhe me 20,3 %, në krahasim me qershor 2022.

export (deutschland.de) jpg

export (deutschland.de) jpg

Sipas Institutit te Statistikave në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 293 mld lekë, duke u rritur me 40,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 528 mld lekë, duke u rritur me 23,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 235 mld lekë, duke u rritur me 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.


Sa i takon eksporteve  korrikut 2022, në rritjen e eksporteve prej 23,0 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,6 pikë përqindje ,“Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,2 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje. Si 7 mujor eksportet janë rritur me 40,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +12,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,9 pikë përqindje.


Në rritje janë edhe importet.


“Gjatë muajit korrik 2022, në rritjen e importeve prej 14,1 %, krahasuar me korrik 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2,6 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje”- thuhet në publikimin e Instat.


tregtia e jashtme  eksport import (instat) jpg

tregtia e jashtme  eksport import (instat) jpg

Edhe si 7 mujor importet e mallrave nga jashtë kanë qenë në rritje.


“Si shtatëmujor, importet janë rritur me 23,9 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2021. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,4 pikë përqindje dhe “ Ushqime, pije, duhan” me +3,7 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “ Të tjera” me -0,2 pikë përqindje”- thuhet nga Instat.


Në muajin korrik 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrik 2021 janë: Itali (35,2 %), Greqi (4,8 % ) dhe Austri (248,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (12,1 %) Spanja (20,8 %) dhe Gjermania (2,2 %) .


“Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (50,9 %), Kosova (8,4 %) dhe Gjermania (79,3 %) . Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (46,7 %) . Në muajin Korrik 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2021 janë: Italia (7,2 %), Turqia (5,2 %) dhe Kina (12,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (3,9 %) , Kosova (3,0 %) dhe SHBA (71,7 %).”- njoftohet nga Instat

tregtia e jashtme (instat) jpg

tregtia e jashtme (instat) jpg

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (12,8 %), Turqia (35,4 %) dhe Kina (8,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (30,3 %), Rusia (21,7 %) dhe Zvicra (14,0 %). Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 62,5 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,7 %), Greqia (7,2 %), Kina (6,1 %) dhe Turqia (6,1 %). Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,6 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,3 %), Turqia (8,0 %), Greqia (6,8 %) dhe Gjermania (6,4 %