Bilali: “Selfie Museum Albania”, muzeu i punimeve artistike të të rinjve
2022-09-01 11:06:11

Bilali muzeu (Foto Atsh)

Bilali muzeu (Foto Atsh)

Ekspozimi i punimeve artistike të të rinjve të talentuar në artin pamor, me qëllim fuqizimin e tyre, është objektivi i projektit “Selfie Museum Albania”.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, mbështeti këtë projekt, që do t’i afrojë të rinjtë me artin në një mënyrë tërësisht inovative.

“Selfie Museum Albania”  mbështetet nga ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në fazën e zgjerimit si startup”, - shkroi Bilali në një postim në rrjetet sociale. “Ky projekt do t’i afrojë të rinjtë me artin në një mënyrë tërësisht inovative, ku do të krijohen hapësira të veçanta dhe unike për ndërveprimin mes tyre”, - u shpreh Bilali.  (Elona)