Sp. Xingqing është distrikti më i populluar në Yinchuan dhe shpesh quhet “qyteti i vjetër” për shkak të historisë së tij që daton në vitin 678. Deri para pak vitesh kishte hasur vështirësi për shkak të objekteve publike të vjetruara dhe menaxhimit jo të duhur, ndërsa tani po lulëzon falë nismave të rinovimit dhe fluksit të industrive të tregtisë elektronike.
Në një park të vogël komunitar në Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, banorët lokalë mund të shihen duke bërë shëtitje në mbrëmje, ose të ulur së bashku duke biseduar pas një dite të gjatë dhe të nxehtë vere.
Duke parë bukurinë e qetë të këtij parku, është e vështirë të besosh se i njëjti vend dikur ishte një garazh i rrëmujshëm.
“Nëse do ta kishit vizituar këtë vend disa vite më parë, nuk do ta njihnit tani”,- tha Cui Xiushu, një banore 65-vjeçare e komunitetit rezidencial Ningjingyuan në distriktin Xingqing të Yinchuan. Ajo ishte në park me nipin e saj, duke shijuar peizazhin, lulet e bukura dhe gjelbërimin.
Xingqing është distrikti më i populluar në Yinchuan dhe shpesh quhet “qyteti i vjetër” për shkak të historisë së tij që daton në vitin 678.
Qyteti i vjetër, i cili kishte pasur vështirësi për shkak të objekteve publike të vjetruara dhe menaxhimit të çrregullt, tani po lulëzon falë nismave të rinovimit dhe fluksit të industrive të tregtisë elektronike.
Ningjingyuan është një nga qindra komplekset e vjetra rezidenciale në Yinchuan që i janë nënshtruar rinovimeve me fondet e qeverisë, pasi ekzistenca e kaluar e gjallë e qytetit të vjetër është e çmuar për kujtimet e brezit të vjetër.
Para rikonstruktimit, zona ishte e mbuluar nga mbeturinat, mungonin hapësirat publike dhe infrastruktura ishte e vjetruar dhe e dobët. Për shkak të bumit të pasurive të paluajtshme gjatë dy dekadave të fundit, shumica e të rinjve kanë zgjedhur të blejnë apartamente të reja në komplekset moderne të banimit jashtë Ningjingyuan, duke e lënë qytetin e vjetër në një gjendje të dhimbshme.
Disa dyqane dhe restorante me famë kombëtare, shekullore në qytetin e vjetër, po humbnin gjithashtu klientët, të cilët ishin përkeqësuar nga pandemia Covid-19 që nga viti 2020.
Yinchuan ishte i famshëm ndër shekuj si një nga qytetet komerciale më dinamike në veriperëndim të Kinës, por qyteti i tij i lashtë rrezikohej të shkretohej për shkak të përkeqësimit të infrastrukturës, popullsisë në tkurrje dhe biznesit në rënie.
Dy vjet më parë, filloi një projekt i madh transformimi në qytet, i cili përfshinte izolimin e mureve të jashtme dhe hidroizolimin e çative të apartamenteve, rikonstruksionin e rrugëve, restaurimin e kullimit dhe përcaktimin e hapësirave të parkimit.
Sipas statistikave lokale, deri tani janë rinovuar rreth 360 komplekse banimi, duke përfituar rreth 50.000 familje.
Mu Xiuqin, një zyrtar lokal, deklaroi se në zonë janë ndërtuar gjithashtu një qendër kulturore, një objekt rekreacioni për të moshuarit dhe një hapësirë publike për zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit. Sipas tij, ndërsa më parë ishte një lagje e rrënuar, tani është shndërruar në një kompleks mahnitës.
Ndërsa qyteti i vjetër është bërë më i përshtatshëm për banim dhe biznes, qeveria vendore ka bërë përpjekje për të tërhequr ndërmarrjet, kryesisht operatorët tregtarë digjitalë, korporatat e shërbimeve dhe bizneset e hotelerisë.
Një park industrial i ekonomisë digjitale u krijua në Xingqing në vitin 2020. Kompanitë e tregtisë elektronike janë dyndur në parkun industrial, duke shitur specialitete të Ningxia; si mish viçi, dele, disa lloje fruta pylli dhe verëra, brenda dhe jashtë shtetit.
Më shumë se 210 kompani kanë ngritur bazat e tyre në parkun industrial, duke përfshirë mbi 190 ndërmarrje të tregtisë elektronike ndërkufitare. Vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve të këtyre kompanive ka arritur në afro 1.24 miliardë juanë (rreth 180 milionë dollarë amerikanë), nga të cilat 915 milionë juanë llogariten për eksportet, sipas operatorit të parkut.
“Ne synojmë të forcojmë më tej industrinë moderne të shërbimeve të distriktit duke ndërtuar grupime industriale, duke përfshirë shërbimet tregtare dhe ekonominë digjitale”,- tha Zhang Qingya, zyrtar i distriktit Xingqing.