Rama Sheshi Shqiponja (Foto ATSH)
Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit.
Kështu u shpreh të martën kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve në këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore. Kryeministri theksoi se aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. (Elona)