Foto: Xinhua
Sot karroca e librave të Mëngjesin e 14-vjeçarit Wang Ziyue në Duqiao të qytetit Taizhou të provincës Zhejiang do të ndalojë sepse nesër do të fillojë vitin e ri të mësimeve . Dhe në pushimet e tjetër, kjo karroca vazhon punë.
Në karrocë janë qindra libra që Wang Ziyue i ka lexuar me kujdes, por edhe i ka përzgjedhur për t’ua huazuar falas fëmijëve të qytezës. Gjatë pushimeve verore, Wang e nxorri karrocën e tij drejt tregut pranë shtëpisë së gjyshes, deri te tezga ku e prisnin fëmijët.
Kur vizitoi gjyshen në vendlindjen e tij në Taizhou gjatë pushimeve verore të vitit 2018, Wang Ziyue zbuloi se shoku i tij qëndronte vetëm para ekranit të televizorit për të kaluar kohën. Por kur pyeti gjyshen e shokut me të cilin ishte rritur, mësoi se ai nuk kishte shumë libra në shtëpi, prandaj edhe zgjidhte televizorin. Kështu që Wang-ut i lindi ideja për t’i sjellë shokëve të tij nga fshati libra për t’i lexuar së bashku. Xiang Xueping, nëna e Wang-ut, është mësuese. Ajo thotë se “Djalit tim i pëlqen shumë të lexojë. Prandaj gjatë këtyre viteve, ai ka grumbulluar shumë libra për fëmijë”.
Gjatë pushimeve dimërore të vitit 2019, Wang Ziyue mblodhi më shumë se 500 libra dhe i solli ato në vendlindjen e tij në Taizhou, duke organizuar “Karrocën e librave” pranë shtëpinë e gjyshes. Por për të siguruar që sa më shumë fëmijë të huazonin nga librat e tij, ai e nxorri karrocën në tregun e qytezës.
Wang Ziyue ka një regjistër ku shënon të gjithë titujt e librave të huazuar, nga data e dhënies deri te kthimi. “Karroca e librave” e krijuar nga Wang ka punuar pa pushim për 8 pushime dimërore dhe verore, duke huazuar plot 813 libra.
Foto: Xinhua
Në mjaft qyteza të Kinës, shumë prej prindërve largohen nga vendlindja për të punuar në qytetet e mëdha, duke lënë fëmijët në vendlindje. Edhe pse gjyshërit e këtyre fëmijve përpiqen të kujdesen me përkushtim, ato s’mund t’i udhëzojnë fëmijët edhe për librat që duhen lexuar.
“Karroca e librave” e Wang Ziyue-së mund të ofrojë ide të reja për kujdesin ndaj fëmijëve që qëndrojnë në vendlindje. Arsyeja pse kjo inisiativë ka sukses i dedikohet më tepër përzgjedhjes së librave. Qindra tituj jashtëshkollorë të Wang-ut, janë të gjitha të lexuara me kujdes. Kjo tregon gjithashtu se përzgjedhja e tyre është bërë nga këndvështrimi i një lexuesi moshatar, duke zgjedhur pikërisht ato libra që përkojnë me fazat e rritjes së fëmijëve dhe interesave të tyre të leximit.
Në fillim Wang Ziyue huazoi libra. Por më vonë mjaft prej fëmijëve jo vetëm që i kthyen librat, por gjithashtu i dhanë atij edhe disa libra nga shtëpitë e tyre, në mënyrë që ato të mund t’u shpërndaheshin sa më shumë fëmijëve të tjerë. Pas përhapjes së lajmit mbi “Karrocën e librave”, një mësues i gjuhës kineze në Hangzhou dhe një redaktor i Shtëpisë Botuese të Fëmijëve të Kinës, dhuruan gjithashtu shumë libra. Aktualisht “Karroca e librave” e Wang ka më shumë se 1.200 tituj.
Foto: Xinhua
Meqenëse “Karroca e librave” funksionon vetëm gjatë pushimeve dimërore dhe verore, në fund të pushimeve, Wang-u i lejoi fëmijët që të huazonin njëherësh më shumë se 10 libra, në mënyrë që të mund t’i lexojnë në mes të semestrit shkollor.
Wang Ziyue dhe miqtë e tij kanë bërë edhe “Marrëveshjen e leximit të librave”, e cila pasqyron rolin e rëndësishëm të shoqërimit në lexim. Fëmijët mund të komunikojnë dhe të shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin, duke formuar një atmosferë të gjallë leximi. Por krahas leximit me bashkëmoshatarët, nuk duhet të mungojnë edhe prindërit dhe mësuesit. Kjo pasi të rriturit mund t'i inkurajojnë fëmijët të lexojnë gjerësisht dhe t'u ofrojnë atyre më shumë burime dhe udhëzime, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë vetëvlerësimin e tyre.
Wang Ziyue premton se do të vazhdojë me “Karrocën e librave” dhe do ta pasurojë më tej “Bibliotekën e gjyshes”, duke u rritur së bashku me miqtë e tij. (Çang Çuo)