Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri më i ulët se vendet e rajonit
2022-08-31 17:54:07

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat, foli mbi treguesit makroekonomikë dhe financiarë, ndërsa pohoi se inflacioni në Shqqipëribështë më i ulëti në rajon. Sipas Ibrahimajt edhe pse konflikti në Ukrainë ka ndikuar te çmimet në të gjithë botën, ekonomia shqiptare ka pasur performancë pozitive.

“Pavarësisht gjithë këtyre prirjeve inflacioniste që kanë valët e rritjes së inflacionit që kanë ndikuar në ekonominë botërore, ekonomia shqiptare gjatë tremujorit t ëparë performoi ndjeshëm mirë si në aspektin e e rritjes ekonomike, si në aspektin e treguesit të tregut të punës, ashtu edhe në të gjithë tregtinë e zhvilluar në vend. Nga ana tjetër të dhënat e tërthorta që ne kemi për treguesit e tremujorit të dytë por dhe pjesërisht treguesit e tremujorit të tretë, na tregojnë që kjo rritje ka vijuar të vazhdojë duke sjellë dhe duke përrcjellë një efekt pozitiv të treguesve dhe të politikave fiskale dhe monetare të ndërmarra deri tami me qëllim ruajtjen e nivelit të konsumit, me qëllim rritjen e mëtejshme të nivelit të investimeve” tha ministrja

Ibrahimaj (ministria e financave) jpg

Ibrahimaj (ministria e financave) jpg

Ecuria pozitive sipas Ibrahimajt i atribuohet politikave qe ka ndërmarrë qeveria.

“Pikërisht politikat e ndërmarra nga qeveria përsa i përket mbështetjes dhe subvencioneve tëfamiljeve më në nevojë me qëllim financimin e rritjes së çmimit për ato familje të cilat nuk mund ta përballojnë rritjen e çmimeve dhe ngritja e bordeve të ndryshme për të limituar rritjen e çmimeve qoftë të karburanteve  apo dhe të ushqimeve e ndërthurur dhe me politikën e subvencionit të energjisë elektrike për të cilën jemi kujdesur që asnjë familje shqiptare të mos ketë efekte nga rritjet e konsiderueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet botërore duke mbajtur në kontrroll shpenzimet e tyre buxhetore, pra duke ndikuar direkt në buxhetin e cdo familje shqiptare nga njëra anë, por nga ana tjetër duke ndikuar indirekt në inflacion duke mbajtur nën kontrroll ato kosto shtesë që do t’i vinin pjesës më të madhe të bizneseve të ndikuara nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Ndërthurja e gjithë këtyre politikave së bashku me mbështetjen për rritjen e cmimeve të karburanteve për ato sektorë të cilat kanë më shumë kosto në prodhim të ndërthurur me karburantin ka sjellë që deri më tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive por dhe që inflacioni të jetë i kontrrolluar në krahasim me vendet e tjera të rajonit. “- theksoi ministrja.

ekonomia (lexo.al) jpg

ekonomia (lexo.al) jpg

 Ministrja theksoi se pavarësisht prirjeve në rritje të inflacionit, ekonomia shqiptare performoi mirë si në aspektin e rritjes ekonomike, treguesve të tregut të punës apo edhe në tregti. Sipas saj politikat e ndërmarra luajtën rol pozitiv në mbajtjen në nivele të kontrolluara të inflacionit në krahasim me vendet e rajonit.

“Në korrik të këtij viti inflacioni rezultoi me një normë rritëse prej 7.5% ndërkohë që për shtatëmujorin inflacioni mesatar ka qenë në vlerën 5.3%. nëse do të krahasohemi me vendet e tjera të rajonit por edhe me mesataren e BE-së, inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët i ndikuar sic thashë nga të gjithë politikat e marra deri më tani qoftë ato fiskale apo ato monetare për të mbajtur në kontrroll nivelin e inflacionit. Kështu Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulët se Maqedonia e Veriut e cila rezultoi me një rrijte të çmimit të konsumit vjetor 16%, Kosova 14.2%, Serbia 12.8%, Mali i Zi 14.9% ndërkohë që mesatarja e BE-së është 8.9%. “- tha Ibrahimaj.

Produktet që kanë pësuar më shumë rritje janë ushqimet dhe transporti për shkak të rritjes së karburanteve, por pavarësisht kësaj tha Ibrahimaj importet dhe eksportet kanë pasur rritje në vlerë, por janë ulur në volum.

“Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimeve të shpenzimeve të shportës së shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet, por edhe kostot e transportit. Nëse do të shohim ushqimet dhe pijet për korrikun 2022 u rritën me 13.2% megjithatë nëse do të shohim analizën e ndryshimit mujor të cmimeve të konsumit shohim që ushqimet dhe pijet u rriten me 0,6% ndërkohë që inflacioni total u rrit me 0.2%. kjo tregon që që nga fillimi i vitit ne kemi pasur një stabilizim të çmimeve dhe në muajt e fundit cmimet janë luhatur në rënie apo në rrijte të ulët. Sigurisht që ecuria e cmimeve të konsumit ndikohet më së shumti dhe nga kërkesa dhe kërkesa e shtuar për mallra dhe shërbime gjatë shtatëmujorit të parë të vitit ka pasur elementin e vetë në ndikimin e rritjes së iflacionit për këtë periudhë ”, u shpreh ministrja

economic-growth (azernews) jpg

economic-growth (azernews) jpg

Sipas te dhenave te prezantuara totali i ardhurave në periudhën janar-korrik llogaritet 326.7 miliardë lekë ose 15.9 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

“Të dhënat më të fundit tregojnë për një stabilitet të ekonomisë dhe një përgjigje pozitive të biznesit shqiptar ndaj asaj që po ndodh në të gjitha tregjet ndërkombëtare. Një përgjigje pozitive qoftë në reagime dhe në sjelljet e tyre në investim por edhe ne pritshmëritë për një të ardhme afatmesme. Kështru totali i të ardhurave për periudhën janar-korrik pasqyron qartë ecurinë pozitive të ekonomisë. Të ardhurat u realizuan për shtatemujorin në nivelin 326.7 miliardë lekë të cilat janë 15.9% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më pare ose 45 miliardë lekë.”

TVSH-ja për periudhën 7 mujore u realizua në nivelin 117 miliardë lekë duke u rritur me 17 % në krahasim me një vit më parë. Vleresime u dhane edhe per sezonin turistik që sipas dikasterit te financave ka reflektuar në rritjen e vendeve të punës me 15 108 më shumë në 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.