Wudang Longhua Quan: Lëvizje si të një dragoi fluturues
2022-08-30 18:32:25

Wudang Longhua Quan, ose Forma e Dragoit e Wudang-ut, i përket traditës veriore të arteve marciale kineze. Ajo është një teknikë e trashëguar nga taoisti Kuang Changxiu i pallatit “Taiqing” në malin Laoshan, i cili është shumë i njohur në fushën e wushu–së taoiste të Kinës.


Longhua Quan është një përzierje e qëndrueshmërisë dhe hollësisë, shkathtësisë dhe ekuilibrit. Lëvizjet mund të jenë të shkathëta, si ato të një vidre që vrapon, kur hyhet në veprim, dhe ndonjëherë të paqta si ato të një peshku në ujërat e qeta. Shumë nga sjelljet e tij mishërojnë plotësisht karakterin dhe elegancën e dragoit kinez.

Longhua Quan është një përzierje e qëndrueshmërisë dhe hollësisë, shkathtësisë dhe ekuilibrit.

Longhua Quan është një përzierje e qëndrueshmërisë dhe hollësisë, shkathtësisë dhe ekuilibrit.

Xiao Yun praktikon Longhua Quan

Xiao Yun praktikon Longhua Quan

është kryetrajneri i një klubi wushu-je në Shkollën e Wushu-së Taoiste të Wudang-ut. Ai jep mësime wushu-je si një pjesë e punës së tij të përditshme. Qysh nga fëmijëria, Xiao Yun-i e ka konsideruar si një simbol drejtësie malin Wudang, i cili është i shenjtë për praktikuesit e wushu-së.
Gjithashtu, Longhua Quan i Wudang-ut është shumë piktografik. Lëvizjet e tij kanë si tipare kryesisht përdorimin e duarve dhe të këmbëve. Pjesët e sipërme, të mesme e të poshtme, majtas dhe djathtas, krijojnë një sulm tredimensional.

“I goditni në fyt dhe në ndërkëmbë, nga të dy anët e brinjëve deri në qendër. Teknikat e pjesës së poshtme të trupit lidhen me belin dhe këmbët. Teknikat e pjesës së sipërme të trupit kanë të bëjnë me gishtat si kthetra.”

Për të rritur forcën e këmbëve, Xiao bën zakonisht kërcime në shkallë

Për të rritur forcën e këmbëve, Xiao bën zakonisht kërcime në shkallë

Për të rritur forcën e këmbëve, Xiao bën zakonisht kërcime në shkallë. Duke përdorur një litar të trashë të varur në pemë, ai shton forcën e kapjes dhe gishtat, si edhe belin dhe barkun. Për të stërvitur Putrat e Dragoit, Xiao Yun-i mban çanta plot me fasule me peshë prej 10 deri 15 kilogramësh. Fuqinë e kapjes e shton me anë të kapjes së fasuleve.

Xiao Yun-i praktikon forcën e kapjes nëpër një çante plot me fasule

Xiao Yun-i praktikon forcën e kapjes nëpër një çante plot me fasule

Wushu-ja është një pasuri e kulturës tradicionale kineze. Ajo ndërthur kulturën tradicionale me shkencën dhe teknologjinë moderne. Sistemi i wushu-së së Wudang-ut vazhdon lulëzimin e tij, meqenëse mjeshtrit e wushu-së kineze nuk e ndaluan të mësuarit nga bota, duke i dhënë kësaj forme një fizionomi globale.

Wushu kinez ka një fizionomi globale

Wushu kinez ka një fizionomi globale

Në jetën e përditshme, Xiao i lejon studentët të shikojnë filmat që u pëlqejnë. Ndonjëherë ai përfytyron që, si një shpatar në film, mund të eksplorojë botën me instrumentin e vet muzikor, shpatën dhe të dashurën e tij.

“Tek e fundit, ky është vetëm një film. Ne të gjitha kemi një jetë reale. Është më e rëndësishme që të jetojmë në mënyrë më të sigurt dhe më paqësore,” vëren Xiao.