Policia rrugore shqiptare rrit kontrollin me anë të teknologjisë
2022-08-30 11:08:05

Policia rrugore (Foto asp.gov.al)

Policia rrugore (Foto asp.gov.al)

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në rrugë me burime njerëzore, por edhe në teknologji bashkëkohore. Sipas saj në të gjitha rrugët e vendit janë duke patrulluar, me qëllim monitorimin e qarkullimit, 11 makina inteligjente dhe 16 radarë automatikë.

Në autostradat “Tiranë – Elbasan”, “Tiranë – Durrës”, “Fier – Vlorë” etj,  policia ka konstatuar parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje e rripit të sigurimit apo e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe tejkalim shpejtësie nga 171 km/h deri në 181 km/h.

Policia ka pezulluar 45 leje drejtimi dhe ka vendosur 645 masa administrative. Policia Rrugore u bë thirrje drejtuesve tëmjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, nëmëyrë që ta të arrijnë në destinacion të sigurtë. (Fatosi)