Caktohet data e çeljes së Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-08-30 19:30:52

Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së, 24 tetor 2017, Pekin(Foto:VCG)

Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së, 24 tetor 2017, Pekin(Foto:VCG)

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës mori vendimin në një mbledhje të zhvilluar të martën që plenumi i shtatë i Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së të mbahet më 9 tetor, ndërsa Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së do të mblidhet më 16 tetor.

Në mbledhje u theksua se Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së është një kongres i një rëndësie të madhe, që do të mblidhet në një moment vendimtar, teksa e gjithë Partia dhe i gjithë vendi kanë nisur një rrugëtim të ri drejt ndërtimit të një vendi modern socialist në të gjitha drejtimet dhe realizimit të Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë.

Kongresi do të bëjë një bilanc të punës e të arritjeve të mëdha të Partisë gjatë pesë vjetëve të fundit dhe do të hartojë plane veprimi dhe politika madhore, duke nxitur begatinë e përbashkët për të gjithë dhe ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Kongresi do të zgjedhë Komitetin e ri Qendror dhe Komisionin i ri Qendror për Inspektimin e Disiplinës të PKK-së.