OMA sjell një program marketingu digjjital për të rinjtë
2022-08-30 09:40:41

Trajnimi Digital Marketing Virtual Agency ofron certifikim, i cili njihet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë.  Ky trajnim i të rinjëve është jo vetëm një eksperiencë e re, por dhe një mundësi që do ju sigurojë suksesin e të qenit freelancers të së ardhmes. Për Grupin Mediatik të Kinës Pamela Germani Drejtore Ekzekutive e OMA (online marketing academy)shprehet se marketingu digjital është një koncept i ri për bizneset shqiptare dhe ka nevojë të zhvillohet paraprakisht si koncept e më pas të aplikohet nga bizneset. Bizneset shpesh janë të paqarta se çfarë strategjie duhet të ndërmarrin për të arritur qëllimet e tyre të “Marketimit Digjital”. Çdo biznesi i nevojitet të përgatisë një strategji të paktën 1 vjeçare se si do të operojë dhe cilat do të jenë rezultatet e pritshme.

Pamela Germani (Foto Facebook)

Pamela Germani (Foto Facebook)

“Nuk ka një strategji magjike për bizneset, e cila funksionon për të gjithë. Çdo biznes është i ndryshëm. Ka target-grupe të ndryshme dhe krahas një strategjie marketingu digjital, nevojiten dhe shumë testime për të arritur rezultatet e dëshiruara. Bazat e marketingut digjital që mendoj se çdo biznes duhet t’i implementojë janë: Menaxhimi i Rrjeteve Sociale me publikime që ndajnë vlera, eksperienca, që komunikojnë me audiencën njëlloj sikur të bisedonim me ‘persona’ apo ‘individin’ që synon biznesi. Përzgjedhja e rrjeteve sociale në bazë të target grupit të synuar. Reklamimi me pagesë për të gjeneruar shitje, leads, etj. Email marketing është një proces shumë i rëndësishëm për të mbajtur komunikime të përditësuara me audiencën. Integrimi i platformave të 3-ta për të dhënë suport të menjëhershëm në chat me përgjigje automatike. Krijimi i sistemeve affiliate (apo ndërmjetësimi online), etj. Patjetër që të gjitha strategjitë e ndjekura bazohen tek lloji i biznesit, target-grupi i tyre, synimi i tyre në afatshkurtër dhe afatgjatë", shprehet Germani.

Pamela Germani (Foto Facebook.)

Pamela Germani (Foto Facebook.)

Cila është mënyra e të bërit biznes në Shqipëri dhe a ka kompani të cilat kanë arritur sukses duke bërë një marketing të mirë ?

“Nuk mund të themi që ka marketing të mirë apo të keq për sa kohë flitet për të. Po përmend 2 kompani që më vijnë në mendje për momentin të cilat janë shqiptare, por që operojnë dhe jashtë Shqipërisë. Kalemi Travel, i cili mendoj se kryeson me mënyrën se si e trajton biznesin online, mënyrën se si trajton çdo çështje në rrjetet sociale dhe si ndikon tek audienca, duke mbajtur një komunikim konstruktiv me audiencën, gjithashtu duke ‘përdorur’ imazhin e drejtuesit të kompanisë si një komunikues të jashtëzakonshëm për çdo problematikë apo temë të caktuar në kompani. Publer, platformë e cila përvçse më ndihmon dhe është një nga mjetet e mia të punës së përditshme mendoj se duhet ta përdorë çdo biznes për schedulimin e publikimeve në rrjetet sociale. Një nga strategjitë që më pëlqen më shumë të cilën disa kompani kanë filluar ta përdorin është tejçimi i brandit nëpërmjet ‘muzikës’. Njerëzit preferojnë ta këndojnë një këngë apo të mbajnë mend një muzikë që i përcjell ndjesi. Muzika është një nga mënyrat më të mira për të ndikuar në subkoshiencë për t’u mbajtur mend nga audienca. Pavarësisht se ne ndryshojmë mjetet e transmetimit të informacionit, pra qofshin këto mjete të Marketingut Digjital apo të Marketingut tradicional në fund të ditës e rëndësishme është të ndikojmë tek audienca e synuar. Për të arritur këtë në mënyrë efektive duhet të kuptojmë metodat psikologjike se si të ndikojmë audiencën.

Dms youth (Foto Facebook)

Dms youth (Foto Facebook)

 Mendoj se shqiptarët janë shumë fleksibël dhe integrohen shpejt me risitë. Para 1 muaji, isha në një konferencë në një Shtet Europian në të cilin u gjenda para bizneseve të cilat e kishin shumë të vështirë të integroheshin me marketingun Digjital pasi ishin mësuar me mënyrat e Marketingut Tradicional dhe e kishin të  vështirë të përshtateshin. Nuk kam bërë një studim në lidhje se si qëndrojnë bizneset shqiptare në krahasim me vendet e Ballkanit. Por nga eksperienca ime me shtetet si SHBA, Kanada, Australia, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë dhe shtetet në potencialin më të madh të shitjeve, në raport me bizneset në Shqipëri shikoj që ka një mungesë të theksuar të informacionit dhe të mënyrës se si duhet të operojnë. Bizneset në këto shtete e dinë se çfarë duan, i kanë strategjitë pothuajse të qarta, e dinë se çfarë kërkojnë nga profesionisti, se si ta kontrollojnë procesin e punës, etj. Mendoj se kemi shumë punë përpara, por nga ana tjetër jam optimiste për fleksibilitetin që bizneset shqiptare kanë në aspektin e aplikimit të teknikave të reja në çdo fushë. Dallimi tjetër që vërej është që biznesi në Shqipëri do rezultate të shpejta duke aplikuar teknika marketingu një mujore. Ndërkohë që konsistenca është thelbesore në çdo proces marketingu.”, thotë Pamela Germani.

Për 12 javë do të zhvillohen 72 orë leksioni dhe 6 orë kontrolli, të cilat do të finalizohen me një testim për gjithë njohuritë e marra. Konsideroni mundësinë që do japë ky trajnim jo vetëm si një eksperiencë të re, por dhe si një profesion që do ju sigurojë suksesin e të qenit freelancers të së ardhmes. Trajnimi Digital Marketing Virtual Agency ofron certefikim në fund të tij, i cili njihet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

 

Digital marketing virtual agency (Foto Facebook)

Digital marketing virtual agency (Foto Facebook)

“Trajnimi më i ri në të cilin do trajnohen 40 të rinj quhet DMS4Youth apo Digital Marketing Skills for Youth. Ky trajnim është i dedikuar për të rinjtë e grupmoshës 18-30 vjeç. Projekti është i mbështetur nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Edona Bilali, i iniciuar nga Shoqata KS Factor në bashkëpunim me OMA(Online Marketing Academy). Thirrja për këtë program do të qëndrojë e hapur deri më datë 31 Gusht 2022. Trajnimi është një program i plotë, i cili mbulon Menaxhimin e Rrjeteve Sociale, Reklamimin në Facebook & Instagram, Platformat freelance, të gjitha tools (mjetet) për të krijuar një agjenci marketingu virtuale. Pra, të rinjtë do të kenë mundësinë jo vetëm të mësojnë gjatë këtyre muajve, por edhe të praktikojnë njohuritë e tyre me biznese konkrete. Ndjekja e trajnimit do të fillojë më datë 5 Shtator 2022 deri me 18 Nëntor 2022 do të ndiqet 3 herë në javë pranë ambienteve të OMA, 100% fizikisht. Në fund të programit 3 projektet më të mira do të fitojnë edhe çmime duke u bazuar në një komision të specializuar të fushës”, shpjegon ajo.

 

Pamela Germani shprehet se ka një interes në rritje nga të rinjtë për të marrë informacion si dhe për të qenë pjesë e projekteve të reja që OMA ka krijuar.

“Të rinjtë janë të etur për informacion dhe për këtë më vjen shumë mirë. Kjo kërkesë në rritje mund të vijë për shkak se janë profesione të reja, janë profesione të cilat siç e përmenda dhe më parë na krijojne një stil të ri jetese jo vetëm për të rinjtë, por për çdokënd që operon në këtë fushë. Kjo është edhe arsyeja pse aktualisht OMA është pjesë e 2 projekteve shumë të rëndësishme siç është MAYA (Marketplace Youth Area) i cili është një aplikacion që do të lançohet në fund të Shtatorit 2022. Aplikacioni MAYA do t’ju ofrojë mundësi punësimi të rinjve të lidhen me Biznese Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ku nëpërmjet tregut virtual mundësohet kërkesë/oferta për shërbime digjitale. Qëllimi i MAYA app është të ndryshojë mënyrën se si të rinjtë punojnë virtualisht në bashkëpunim me bizneset dhe profesionistët, të cilët ofrojnë nëpërmjet tregut virtual shërbime digjitale. Gjithashtu një projekt tjetër në të cilin OMA po bashkëpunon dhe ku kryefjala janë të rinjtë e qytetit të Korçës është programi “Virtual Marketing Agency” në bashkëpunim me “Korça Innovation Hub”. Thirrja për këtë program është e hapur dhe çdo i ri në Korçë mund të aplikojë lehtësisht tek Hub-i në Korcë”, tha Drejtorja Ekzekutive e OMA, Pamela Germani.