Rama: Resorti ekologjik i Belshit, projekt vizionar
2022-08-30 09:40:51

Resorti i Belshit (Foto ATSH)

Resorti i Belshit (Foto ATSH)

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka bërë jehonë në rrjetet sociale një resorti ekologjik në Belsh, pak kilometra larg Elbasanit, që tashmë është shndërruar në atraksion turistik, që tërheq edhe më shumë vizitorë.

“Resorti ekologjik i Belshit, një projekt vizionar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në nxitje të mëtejshme të turizmit në zonën e rilindur të 80 liqeneve”, shkruan Rama.

Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin, të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinës.

Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cenuar ekosistemin e zonës.

Projektet e “Rilindjes Urbane”e  kanë transformuar Belshin, ku vitet e fundit janë ndërtuar edhe strukturat e para të agroturizmit, duke i dhënë zhvillim zonës.

85 liqenet e Belshit i vizitojnë veçanërisht turistët e huaj, por vitet e fundit me transformimin që i është bërë kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, fluksi i vizitorëve po shtohet edhe me qytetarë shqiptarë, sidomos nga Tirana dhe Durrësi.(Fatosi)