Festivali "Land&Sand", për herë të parë në Shqipëri
2022-08-29 10:31:23

Festivali Velipojë (Foto RTSH)

Festivali Velipojë (Foto RTSH)

Velipoja ka pritur për herë të parë festivalin “Land & Sand” duke shndërruar plazhet e saj në një skenë arti dhe muze për turistët dhe pushuesit e shumtë që e frekuentojnë në këtë periudhë, njofton RTSh.

Për disa  ditë artistë shqiptarë dhe të huaj shprehën pasionin e tyre duke formuar skulptura rëre. Skulptura e Nënë Terezës, një fëmijë, mozaikë janë disa nga imazhet që janë krijuar me rërë në plazhin e Velipojës.

Edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa nga këto vepra që sipas tij i kanë dhënë Velipojës shpirtin artistik. Ky festival shërben edhe si një atraksion turistik për sezonin veror.

“Land & Sand Art Festival”sjell një formë të re arti në një frymë profesionale dhe ndërkombëtare, duke marrë nga eksperienca e artistëve ndërkombëtarë të ftuar.

Festivalet e skulpturës në rërë dhe “land art” janë evente arti që zhvillohen çdo vit në bregdete të ndryshme anembanë botës. (Fatosi)