Porti i Sarandës pret mbi 150 mijë pasagjerë dhe 400 jahte turistike
2022-08-29 11:48:16

Porti i Sarandës (Foto Porti i Sarandës)

Porti i Sarandës (Foto Porti i Sarandës)

Porti Detar i Sarandës, në jug të Shqipërisë, këtë sezon ka njohur shifra të larta për pritjen e pasagjerëve dhe për përpunimin e mjeteve lundruese, njofton ATSH.

Sipas shifrave zyrtare të portit, 158, 828 pasagjerë dhe 439 jahte turistike janë përpunuar gjatë periudhës janar-korrik 2022.

Vetëm gjatë muajit qershor në Portin e Sarandës ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24 % më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

Porti ka disa linja të rregullta ditore të transportit të udhëtarëve me ishullin grek të Korfuzit, të cilat rritin ndjeshëm edhe fluksin turistik në jugun e Shqipërisë.(Fatosi)