Covid 19, ISHP: Vaksinohuni, vjeshta pritet të jetë e rënduar!
2022-08-28 13:33:57

Foto:VCG

Foto:VCG

Në Shqipëri ISPSH i ka bërë thirrje popullatës të vaksinohet pasi vjeshta pritet të jetë e rënduar  nga prania e COVID 19, shkruan RTSH. ISHP ka konfirmuar praninë e qarkullimit të nënvarianteve BA.5 dhe BA.4 pasi laboratori i virologjisë në Berlin konfirmoi dyshimet e mostrave të dërguara nga Tirana.

Drejtuesja e ISHP Eugena Tomin tha për radiotelevizionin publik shqiptar  se bashkëqarkullimi i tre nënvarianteve të “OMICRON” dhe viruseve të gripit në vjeshtë, mund të sjellë përkeqësim të situatës. Ajo shtoi se infektimet me COVID mbeten të larta në pozitivitet dhe kjo konfirmohet jo vetëm nga testet ambulatore por edhe ato spitalore

Ekspertët tërheqin vëmëndjen që personat e vaksinuar një vit më parë të vaksinohen menjëherë dhe madje me afrimin e vjeshtës të ruajnë edhe masat anti-covid. Bashkëqarkullimi i tre nënvarianteve të Omicron, pavarësisht situatave të lehta klinike që kanë shfaqur duke prekur kryesisht rrugët e sipërme të frymarrjes, në shumë pacientë të sëmurë kronikë dhe të pavaksinuar ka sjellë komplikacione të rënda. (Fatosi)