Ura e Çanakalasë, mishërim i ri i bashkëpunimit Kinë-Turqi
2022-08-27 14:34:58

Kina dhe Turqia vendosën një marrëdhënie bashkëpunimi strategjik në vitin 2010 dhe bashkëpunimi dypalësh hyri në një fazë të re historike. Ura e Çanakalasë është dëshmia e kësaj miqësie në rritje mes dy vendeve. Ura është një nga projektet historike të nismës “Një brez, një rrugë” dhe  ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të Turqisë. Në një partneritet dobiprurës, Turqia dhe Kina kanë realizuar bashkëpunim pragmatik në fusha të ndryshme dhe, siç na njeh artikulli në vijim i “Xinhua”, gjithnjë e më shumë kompani kineze po investojnë në Turqi, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, transportit, teknologjisë së lartë dhe financave.

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Ura e Çanakalasë në Turqi, mbi ngushticën e Dardaneleve në pjesën veriperëndimore të vendit, është vënë zyrtarisht në funksion që nga marsi.

Si një nga projektet historike të nismës “Një brez, një rrugë” (BRI), ndërtimi i urës ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të Turqisë, krijimin e vendeve të punës, ruajtjen e energjisë dhe reduktimin e emetimeve, sipas analistëve vendas.

 

KONTRIBUTI NË ZHVILLIMIN LOKAL

Ura ka shkurtuar një orë udhëtim me traget midis dy anëve të ngushticës, anës evropiane dhe asaj aziatike, në gjashtë minuta me makinë, duke sjellë komoditet në jetën e njerëzve.

"A e dini se cili do të jetë fitimi vjetor i vendit tonë me këtë investim në kohë, konsumin e karburantit dhe uljen e emetimeve të karbonit? 415 milionë euro (422 milionë dollarë amerikanë)",- tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në ceremoninë e përurimit të urës.

Sipas llogaritjeve, presidenti turk tha se projekti do t'i kontribuojë ekonomisë 5.3 miliardë euro (5.4 miliardë dollarë) në prodhim dhe mundësi punësimi për 118,000 njerëz dhe 2.4 miliardë euro (2.44 miliardë dollarë) në të ardhurat kombëtare.

Sipas tij,  kjo urë nuk është vetëm fitimprurëse, por një projekt me të cilin Turqia do të krenohet.

Kina dhe Turqia vendosën një marrëdhënie bashkëpunimi strategjik në vitin 2010 dhe bashkëpunimi dypalësh hyri në një fazë të re historike.

Ura e Çanakalasë, ura e katërt në të gjithë kontinentin Euroaziatik, është dëshmia e re e kësaj miqësie në rritje mes dy vendeve.

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Grupi kinez “Sichuan”mori pjesë në ndërtimin e urës me dy kulla dhe me gjashtë korsi në të dy drejtimet.

Hapësira kryesore e urës është 2023 metra e gjatë, duke simbolizuar vitin 2023, që do të shënojë 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Ura ndodhet në skajin perëndimor të Detit Marmara, i cili shtrihet në zonën klimatike mesdhetare, ku breshri, shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat të forta mund të nisin në çdo kohë. Të ecësh në vendkalimin e saj prej 3800 metrash është e barabartë me ngjitjen e një mali mbi 3000 metra.

Gjatë ndërtimit, ekipi duhej ta bënte atë rrugë çdo ditë.

"Ne ishim në një orar të ngjeshur dhe detyra ishte e rëndë. Fillimi ishte i vështirë dhe vendimtar",- tha Chen Junfeng, menaxher në terren i kompanisë.

 

NJË PARTNERITET FITIMPRURËS

Liu Yuhua, këshilltar i ekonomisë dhe tregtisë në Ambasadën Kineze në Turqi, tha se Turqia ishte një nga vendet e para që mbështeti nismën “Një brez, një rrugë” të propozuar nga Kina dhe u bashkua me ndërtimet përkatëse.

"Gjatë takimit të G20-s në 2015-n u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë Memorandumin e Mirëkuptimit për Përafrimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe Nismës së Korridorit të Mesëm. Tani kemi shumë rezultate të frytshme",- tha ai për “Xinhua”.

Sedat Aybar, një profesor në universitetin “Bahçesehir” me qendër në Stamboll, tha për “Xinhua” se nën kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë”, Turqia dhe Kina kanë realizuar bashkëpunim pragmatik në fusha të ndryshme, gjë që ka promovuar në mënyrë efektive zhvillimin e ekonomisë turke dhe ka sjellë përfitime për popullin turk.

"Gjithnjë e më shumë kompani kineze po investojnë në Turqi, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, transportit, teknologjisë së lartë dhe financave",- tha ai.

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Aybar theksoi se krijimi i degës turke të Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës (ICBC) është një nga hapat më të rëndësishëm për bashkëpunimin dypalësh në industrinë financiare.

Që nga themelimi i saj në 2015-n, dega turke e Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës ka siguruar fonde për disa projekte të mëdha nën kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë”, duke promovuar zhvillimin ekonomik, industrial dhe social të Turqisë.

Oraj Ozel, menaxher i përgjithshëm i “ICBC Turkey Securities Company”, tha në një intervistë të fundit me “Xinhua” se Kina dhe Turqia kanë punuar në projekte të ndryshme për të ringjallur Rrugën historike të Mëndafshit.

Ai tha se projektet e mëdha të infrastrukturës që lidhin Evropën dhe Azinë kanë përfunduar.

"Ura e Çanakalasë është një nga projektet historike që ne jemi krenarë që jemi pjesë. Ajo lidh Evropën me Azinë dhe është projekti më simbolik për ne. Është ura më e gjatë e varur në botë dhe ka një vendndodhje strategjike”,- tha ai.

"Ne patëm disa sfida në ndërtimin e këtij projekti. Për shkak të pandemisë, patëm vështirësi në prokurimin e materialeve dhe në staf të qëndrueshëm",- tha Ozel, duke shtuar se, megjithatë, përkushtimi i 2000 punonjësve bëri të mundur hapjen e urës siç ishte planifikuar.

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Ura e Çanakalasë(Foto:VCG)

Bora Bocugoz, nënkryetar ekzekutiv i “DenizBank”, një bankë e njohur turke, shprehu gatishmërinë e tij për të zhvilluar më shumë bashkëpunim me Kinën.

 “Ne punojmë shumë ngushtë me institucionet financiare kineze dhe do të donim të bënim më shumë së bashku për të përmirësuar financimin e tregtisë midis dy vendeve ”,- tha ai.

"Deri më tani, bashkëpunimi ynë ka qenë shumë i rëndësishëm. Mendoj se do të ketë më shumë bashkëpunim në të ardhmen”,- tha Bocugoz.