Nga kontejnerët në zinxhirin e furnizimit: Portet kineze nxitin ekonominë globale
2022-08-26 22:04:57

Në korrik të këtij viti, vëllimi i kontejnerëve të përpunuar në Portin e Shangait, portin më të madh në botë, i kaloi 4.3 milionët, duke vendosur një rekord historik. Përveç rikthimit gradual të prodhimit në normalitet, ky rezultat ka ardhur edhe për shkak të promovimit të përdorimit të teknologjisë digjitale nga Porti i Shangait. "Leja elektronike për parandalimin e epidemisë" është një prej tyre.